Ish-ministri i LSI, Dritan Prifti është ndarë sot nga jeta në moshën 49-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë të gjakut.
Prej vitesh Prifti ishte shkëputur nga politika për t’ju nënshtruar kurimit, fillimisht në Itali e më pas në Gjermani.
Por pavarësisht trajtimeve të gjata, gjendja shëndetësore e 49-vjeçarit u rëndua dhe sot ai e humbi betejën me vdekjen. Dritan Prifti la pas bashkëshorten dhe 4 fëmijë.
Dritan Prifti lindi në Berat më 27 gusht 1968. Nga viti 2009 deri në 2011 ishte deputet i Lëvizjes Socialiste per Integrim. Dritan Prifti ishte Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë nga viti 2009 deri 2010.