0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ndahet nga jeta Abdullah Jusufi, që ngriti flamurin në Kallkandelen

Më të lexuarat

Ndahet nga jeta Abdullah Jusufi, Heroi i Kombit që ngriti flamurin në Kallkandelen-Tetovë para 75 viteve.

Sot para pak orësh ka pushuar së rahuri zemra e Abdullah Jusufit në moshën 95 vjeçare.

Abdullah Jusufi ka lindur më 3 Prill të vitit 1922 në Kallkandelen-Tetovë në një familje fetare dhe kombëtare. Që i ri u përfshi në aktivitete të ndryshme patriotike ku ju bashkua edhe shoqatës ilegale “Besa” në Tetovë.

Në vitin 1941 kur erdhën gjermanët Jusufi në një tubim kaloi turmën e mbledhur para ndërtesës së komunës dhe u ngjit në ballkon ku ngriti flamurin shqiptar, për tju bërë me dije gjermanve se ky vend i takon Shqipërisë.

Po ashtu Abdullah Jusufi ka qenë një nga organizatorët e rezistencës së armarosur kundër bullgarëve dhe komunistëve.

Falja e namazit të xhenazes do të bëhet nesër te xhamia Eski në Kallkandelen-Tetovë prej ku do përcjellet në banesëm e fundit.

Allahu me rahmet e trajtoft dhe e mëshiroft.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit