0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

NATO përgjegjës për trazirat në Libi?

Më të lexuarat

Abayomi Azikiwe, redaktor i Pan Africa News në lidhje me dhunën në rritje dhe përplasjet në Libi pas vendosjes së forcave të sigurisë në Bengazi për t’u angazhuar në beteja të armatosura me rivalët. Thekson se kjo ka ardhur si pasojë se qeveria aktuale, që qeveris në Bengazi, kurrë nuk ka qenë e pranuar dhe e legjitimuar nga ana e popullit.

Sitauta momentale në Libi, ku dy vjet pas përmbysjes së Gadafit vazhdon të mbizotërojë një situatë kaosi në Libi.

Sipas Azikiwe arsyeja është ajo për të cilën folëm ne qysh dy vjet më parë, para se e gjithë kjo të ndodhte. Kjo është rrjedhojë për shkak të mënyrës me të cilën e u krye ndryshimi i regjimit kundër qeverisë së mëparshme.
Dhuna është përhapur në të gjithë pjesën perëndimore të vendit. Në Tripoli ka pasur vështirësi edhe mbrëmë me të shtënat që kanë goditur Hotel Radisson.
Dhe pastaj sigurisht me dhunën sot herët në mëngjes në Bengazi, i cili ishte vendlindja e revolucionit në vitin 2011, ku forcat e sigurisë janë vrarë si dhe zyrtarë të tjerë të kësaj qeverie – të cilën as mund ta quajmë qeveri për sa nuk janë në gjendje të stabilizojnë situatën në vend.

Marrja e sigurisë përsëri në terren

Kjo është një objektive shumë e vështirë .Ka pasur diskutime në lidhje me sjelljen e NATO-s në patrullimin e rrugëve dhe përpjekjeve për të sjellë njëlloj normaliteti në vend, por kjo gjë vetëm se po nxit zemërim dhe armiqësi të mëtejshme. Kështu që unë mendoj se janë duke punuar mbi një bazë profili shumë më të ulët.
Por në mënyrë që atje të ketë një lloj stabiliteti në vend atyre u duhet të sjellin të gjitha forcave politike të mundshme që kanë hise në të ardhmen e Libisë. Ata kanë përjashtuar me ligj kushdo që ka pasur ç’farëdo llojë lidhje me qeverinë e mëparshme të Muamar Gadafit dhe duke vepruar kështu kanë arritur të krijojnë një vakum të madh brenda vendit si nga pikëpamja teknologjike, administrative ashtu dhe nga ana e sigurisë.

Pra, duket se do të jetë shumë e vështirë. Kombet e Bashkuara nga njëra anë së bashku me NATO –n po hedhin mijëra bomba në vend; ata kanë imponuar embargon e armëve, si dhe po vendosin sanksione kundër vendit. Madje donin të merrnin edhe naftën për ta shpënë jashtë, por për shkak të trazirave brenda vendit prodhimi i brendshëm i naftës është aktualisht në pikën zero.
Pra ata (NATO-ja) janë përgjegjës për gjithë këtë që po ndodh dhe duhet t’a marrin përsipër përgjegjësin e tyre dhe pasojat që kanë shkaktuar, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse kaos, dhunë, destabilizim, vrasje dhe vjedhje në një nga vendet dikur më të pasura me naftë në të gjithë Afrikën Veriore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit