Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se neni numër 5 që përkufizon solidaritetin brenda aleancës së marrëveshjes së NATO-s nuk është i vlefshëm për Izraelin.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se neni numër 5 që përkufizon solidaritetin brenda aleancës së marrëveshjes së NATO-s nuk është i vlefshëm për Izraelin.
Në një intervistë të dhënë për revistën gjermane “Der Spiegel” në lidhje me pyetjen: “Asnjë vend tjetër nuk kërcënohet më shumë se Izraeli nga kërcënimet e Iranit. Nëse ndodh një sulm, a do ta mbrojë NATO-ja Izraelin?” Stoltenberg iu përgjigj duke tërhequr vëmendjen se Izraeli është një partner por nuk është anëtar i NATO-s.
Ai bëri të ditur se NATO-ja nuk është e përfshirë në procesin e paqes së Lindjes së Mesme dhe në kontradiktat ushtarake në rajon dhe shtoi: “Kjo nuk është detyra jonë”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s duke iu referuar divergjencave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me udhëheqjet e vendeve të tjera aleate në lidhje me programin bërthamor të Iranit, u shpreh me fjalët “Marrëveshja e Iranit vazhdon të jetë e vlefshme. Pyetja është nëse a do të zbatohet dot apo jo pa praninë e Amerikës? Sido që jetë, ndikimi i sanksioneve të Amerikës ndaj kompanive evropiane do të jetë shumë i madh”.
Deklaratat e Stoltenbergut erdhën në një kohë të tensionit dhe në rritje mes Izraelit dhe Iranit.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kohët e fundit ka intensifikuar kritikat për marrëveshjen midis fuqive botërore dhe Iranit që bëri lehtësimin e sanksioneve të Teheranit në shkëmbim të frenimit të programit të tij bërthamor.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës muajin e kaluar u tërhoqën nga marrëveshja në fjalë.