Pas lajmeve të njëpasnjëshme të sulmeve dhe ngjarjeve të dhunës në Afganistan NATO-ja bëri një ndryshim në strategji.
Sipas kësaj strategjie të re që cilësohet si e përkohshme dhe preventive, forcat e NATO-s dhe ato afgane do të veprojnë së bashku vetëm në raste kur ndërmerren operacione të mëdha dhe nuk do të dalin në patrullime në mënyrë rutine. Kjo gjendje do të vlerësohet sipas nevojës.
Ndërkaq nga NATO-ja bëhet e ditur se do të vazhdojnë pa ndërprerje me trajnimin e forcave afgane, ndërsa është arritur edhe në fund të operacioneve të NATO-s në Afganistan të filluara para 10 vitesh.
NATO-ja përgatitet që në fund të vitit 2014 ti dorëzoj sigurinë e vendit forcave afgane dhe kohëve të fundit ballafaqohet me sulmet që vijnë nga brenda.
Forcat afgane të sigurisë të cilat trajnohen nga NATO-ja në vitin 2007 për herë të parë kishin marrë në objektiv dy ushtarë të aleancës. Por, në vitin 2012 ndaj ushtarëve të NATO-s në muajin gusht u organizuan 36 sulme nga ana e trupave të forcave afgane të sigurisë ku u vranë 51 ushtarë. Vetëm në muajin e kaluar humbjet arritën në 15 ushtarë.
Këto sulme dhe humbje bënë që NATO-ja të rishqyrtoj strategjinë e saj.
Pas sulmit ku si objektiv ishin qytetarët e huaj të cilët udhëtonin për në aeroport në kryeqytetin Kabul u publikua edhe ndryshimi i kësaj strategjie.
Sipas kësaj do të ulen në mënyrë drastike operacionet e përbashkëta të ushtarëve të NATO-s dhe atyre afgan.
NATO-ja vendosi të veproj së bashku me forcat afgane të sigurisë vetëm gjatë operacioneve të vogla ndërsa do të ndjek edhe një strategji të re gjatë patrullimit të përbashkët.
Këto patrullime më nuk do të organizohen në mënyrë të rregullt, por sipas nevojës.
Ndërkohë që ky vendim solli në mendje edhe pyetjen se “A tërhiqet NATO-ja prej Afganistani?”, nga aleanca u bë edhe një deklaratë në lidhje me çështjen.
Zëdhënësi i NATO-s deklaroi se vendimet e marra janë të karakterit të përkohshëm dhe me qëllim të preventivës ndaj kërcënimeve aktuale.
Ndërkaq zëdhënësi bëri të ditur se nuk do të ketë asnjë ndryshim në trajnimin e forcave afgane të sigurisë.
Ndërsa zyrtarët afgan që akuzohen për pamjaftueshmërinë e parandalimit të sulmeve ndaj tyre nga ana e NATO-s, deklaruan se nuk janë të informuar për ndryshimin e strategjisë nga ana e NATO-s. Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit deklaroi se janë duke vazhduar bisedimet në lidhje me çështjen./trt/kohaislame