-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

NATO i bën thirrje Rusisë të tërheqë ushtarët e saj në lindje të Ukrainës

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë ushtarët e saj nga Ukraina dhe të ndërpresë mbështetjen e separatistëve, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Stoltenberg, i cili gjendet për një takim jo-zyrtar të ministrave të mbrojtjes së BE-së në kryeqytetin e Letonisë në Riga në një deklaratë për shtyp  për shkeljen e armëpushimit në Ukrainë ai ka bërë përgjegjës separatistët.
 
Stoltenberg, ka deklaruar se: “Separatistët në Debaltseve kanë sulmuar forcat e Ukrainës me armë të sofistikuara. Ndërsa Rusia duke siguruar për separatistët armë të rënda dhe të sofistikuara i mbështet ato duke i trajnuar”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka kërkuar nga drejtuesit e Moskës që “të tërheqë të gjitha trupat nga lindja e Ukrainës, të ndërpresë mbështetjen ndaj separatistëve dhe duke përdorur ndikimin tek separatistët të sigurojë që ata të zbatojnë marrëveshjen e arritur në Minsk”.
 
Stoltenberg, gjithashtu ka pohuar se NATO do të vazhdojë të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të kontribuojë në modernizimin e ushtrisë ukrainase.
 
Qyteti Debaltseve në lindje të Ukrainës ka një rëndësi strategjike si urë ndërlidhëse ndërmjet Donetsk dhe Luhansk, dy qyteteve më të mëdha që ndodhen nën kontrollin e separatistëve. Debaltseve, gjithashtu është e vendosur mbi rrugën tokësore dhe atë hekurudhore që shtrihet në perëndim dhe e cila është nën kontrollin e ushtrisë Ukrainase.
 
Ministrat e Mbrojtjes së BE-së, të mbledhur nën kryesimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Federica Mogherini do të punojnë për të zhvilluar një strategji kundër luftërave “hibride”, në një kohë kur perceptimi i kërcënimit të Rusisë është forcuar në venet Baltike.
 
Përballë aneksimit të Krimesë pa përdorur armë dhe të paqëndrueshmërisë në lindje të Ukrainës nga Rusia, vendet Balltike kanë filluar të shqetësohen se mund të jenë objektiv i luftërave hibride të cilat parashtrohen nga metodat e parregullta.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit