3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

NATO dorëzon më shumë përgjegjësi te afganët

Më të lexuarat

Qeveria afgane ka bërë të ditur se faza e ardhshme e transferimit të përgjegjësive të sigurisë nga NATO-ja te forcat lokale, do të nisë brenda dy muajsh.
Tranzicioni i fundit do të bëjë që forcat afgane të marrin nën kontroll 87 për qind të territorit, përkatësisht 12 provinca, shumica në pjesën qendrore dhe veriore të Afganistanit, transmeton Rel.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se tranzicioni është një hap i rëndësishëm drejt qëllimit të përbashkët – “që forcat afgane të jenë plotësisht të ngarkuara për sigurinë e tyre deri në fund të vitit 2014”.

Në këtë periudhë, Afganistanin do ta lënë shumica e trupave të udhëhequra nga NATO-ja. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit