“Duke parë zhvillimet në terren, është tashmë vetëm çështje kohe përpara se regjimi i al-Assad të rrëzohet”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Deklarata e kreut të Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, u bë gjatë një takimi në të cilin u lajmërua edhe vendosja e raketave “Patriot” në kufirin turko-sirian, informon TCH.
“Qeveria e al-Assad po humbet gjithmonë e shumë terren. I kërkoj regjimit që të heqë dorë nga dhuna, të kuptojë se cila është situata aktuale në vend dhe të nisë një proces që do të përfundojë me përmbushjen e aspiratave legjitime të popullit sirian”, tha Rasmussen./kohaislame