Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s të martën në Bruksel e fillojnë takimin dyditësh, në të cilin pritet të diskutohet për misionet në Kosovë dhe Afganistan.
Zyrtarë të NATO-s u kanë thënë gazetarëve në Bruksel se do të “shqyrtohet gjendja aktuale në Kosovë dhe do të paraqitet raporti më i ri për operacionet e KFOR-it”.
Sipas tyre, “do të ketë kryesisht diskutim teknik dhe nuk është paraparë të merren çfarëdo vendimesh lidhur me zvogëlimin e trupave ose për çështjet taktiko-operative”, raporton Rel.kohaislame