Ekipi NatEV nga Kosova fitoi garën e NASA-s “Space Apps Challenge” për vitin 2015, pasi triumfoi me vota ndaj projektit bullgar në këtë sfidë “Robo-Fabric” që u rendit i dyti.
Votimi përfundoi në mesnatën e së premtes, ndërsa NatEV Explorer në fund të garës fitoi 14 mijë e 582 vota më shumë se konkurrenti bullgar.
NatEV Explorer grumbulloi 68903 vota, ndërsa Robo-Fabric kishte 54321 vota.
Fitorja e ekipit kosovar në faqen e Facebook-ut të Qendrës Inovative Kosovare (ICK), projekt i së cilës është NatEV u përshkrua me fjalët “Një hap i vogël për Kosovë, por një hap gjigant për shqiptarët”.
Projekti NatEV Explorer synon që me anë të satelitëve të regjistrojë zhvillimet gjeologjike në tokë, si vullkanet, tornadot, shkrirjen e akullnajave në kohën kur ato ndodhin, nëpërmjet një globi që do të japë lokacionet e këtyre zhvilimeve dhe informata për to.
Projekti kosovar fitoi në një garë me 13 mijë garues nga 133 shtete.kohaislame