3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Nata” kap në prostitucion 7 ukrainase dhe 3 kosovarë

Më të lexuarat

Ofronin shërbime seksuale për klientët në një motel në Ferizaj, por janë zbuluar nga Policia e Prizrenit shtatë femra ukrainase dhe tre meshkuj kosovarë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Prangosja e dhjetë personave u arrit falë operacionit të koduar “Nata”. Ata janë nën akuzë për trafikim qeniesh njerëzore dhe mundësim të prostitucionit. Policia dyshonte prej disa kohësh se moteli në Ferizaj organizonte veprimtari të paligjshme, duke ofruar shërbime seksuale për klientë me shuma që varionin prej 60 – 200 Euro shërbimin.

Moteli është mbyllur nga ana e policisë ndërkohë që hetimet vijojnë dhe priten arrestime të tjera në lidhje me këtë rast. Gjatë operacionit “Nata” morën pjesë drejtoria për hetimin e trafikimit e qenieve njerëzore së bashku me njësitë e Prishtinës dhe Prizrenit, si dhe njësia e Forenzikës.

Dhjetë personave u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh nën dyshimin e kryerjes së krimit të organizuar dhe përkatësisht ofrimin e shërbimeve seksuale për disa vite me radhë, duke përfituar kështu shuma të konsiderueshme parash. /Indeksonlin/

Të arrestuarit e këtij operacioni janë:

I. M. 1982 femër shtetase ukrainase
K. Z. 1985 femër shtetase ukrainase
L. R. 1972 femër shtetase ukrainase
O. K. 1968 femër shtetase ukrainase
A. S. 1990 femër shtetase ukrainase
N. K. 1976 femër shtetase ukrainase
E. G. 1989 femër shtetase ukrainase
Q. A. 1991 mashkull kosovar shqiptar
Q. N. 1990 mashkull kosovar shqiptar
M. M. 1980 mashkull kosovar shqiptar

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit