1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Nata e parë e martesës në islam

Më të lexuarat

Në islam dhe në dispozitat e sheriatit, kjo njihet me emrin “Nata e ndërtesës.” Kjo, pasi në këtë natë ndërtohet dhe krijohet një familje e re muslimane.

Në këtë natë, çiftit të ri duhet t’i krijohet një atmosferë paqeje, qetësije, prehjeje, lumturie etj… dhe jo atmosferë zhurme, tollovie, alkoli… siç ndodh rëndom sot.

Tregon Halid ibnul Velid:”Netët më të bukura të jetës time, kanë qenë nata e martesës dhe netët që kam kaluar në xhihad.”

Natën që u martua Aliu me Fatimen, Profeti i tha Aliut:”O Ali! Më prisni derisa të vij unë!” Pasi erdhi, Profeti a.s i tha Aliut:”Ma jep dorën o Ali!”  dhe njëkohësisht i tha dhe Fatimes:”Ma jep dorën o Fatime!”

Pasi i kapi të dy duart, i bashkoi ato dhe tha:”O Zot! Ky është vëllai im dhe një ndër njerëzit më të dashur tek unë. O Zot! Kjo është bija ime dhe njeriu më i dashur për mua. O Zot, ruaji këta të dy të pastër, dhe falu dhe pasardhës të pastër. O Zot, ji i kënaqur me të dy dhe jepu begati.”

Më pas, iu drejtua Aliut dhe i tha:”O Ali! Vendose dorën tënde mbi ballin e Fatimes dhe thuaj:”Me emrin e Zotit. O Zot! Unë të kërkoj nga të mirat e saj dhe të mirat që ia ke dhënë dhe të kërkoj mbrojtje nga të këqiat e saj dhe të këqiat që ia ke dhënë.” Më pas çohuni dhe falni dy rekate.”

Pas kësaj, Profeti a.s doli jashtë, mbylli derën e shtëpisë dhe tha:”O Zot! Unë t’a lë Ty amanet këtë çift.”

Prandaj, natën e martesës është mirë që çifti me të hyrë në dhomë duhet të:

1 – Falin dy rekate namaz nafile. Pas namazit:

2 – Bashkëshorti duhet të vendosë dorën e tij mbi ballin e bashkëshortes dhe të thotë:” O Zot! Unë të kërkoj nga të mirat e saj dhe të mirat që ia ke dhënë dhe të kërkoj mbrojtje nga të këqiat e saj dhe të këqiat që ia ke dhënë.”

3 – Të luten që Zoti t’ju japë berëqet dhe t’a bëjë lidhjen e tyre të begatë.

Kështu, shohim që islami i fton bashkëshortët e rinj që të mos nxitojnë, por fillimisht të krijojnë një atmosferë shpirtërore dhe të qetë, larg komplekseve, frikës dhe dyshimit.

Akti seksual, duhet të ndodhë vetëm pasi të dy bashkëshortët të ndihen të qetë. Vetë Kurani famëlartë, e përmend këtë fakt dhe thotë:“Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni. Por bëni diçka (të mirë) për veten tuaj (duke përmendur emrin e Allahut para kontaktit).” (Bekare 223)

Bashkëshorti duhet të tregohet i matur dhe jo i dhunshëm. Akti seksual duhet të paraprihet nga fjalë të ëmblë, përkëdhelje, ledhatime etj…

Shkrirja mes dy bashkëshortëve do të vijë gradualisht vetëm nëse natën e martesës përdoret çelësi i lumturisë bashkëshortore, mbi të cilin folëm më lart/Amer Halid

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit