-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nasrallah: Do të shkoj vetë të luftoj kundër sunive!

Më të lexuarat

Shefi i “Hezbollahut” Hassan Nasrallah ka thënë se ai është i gatshëm për të luftuar muslimanët suni në Siri, një ditë pas shpërthimit vdekjeprurës në një periferi të Bejrutit që la shumë të vdekur.

Nasrallah në fjalimin e tij të premten akuzoi gjithashtu “ekstremistët” suni përgjegjës për shpërthimin në makinë që vrau të paktën 22 njerëz.

“Vetë do të shkoj në Siri nëse është aq e nevojshme pët t’i luftuar tekfirit”, tha ai

Menjëherë pas sulmit, një video që i përkiste grupit sunit Aisha Um-el Muminin (Aisha Nëna e Besimtarëve) u shfaq në internet ku pjestarët e këtij grupi morën përgjegjësinë për sulmin.

Në video u shfaqën tre burra të maskuar, dy prej tyre mbanin armë, përmbi një flamur i bardhë me dëshminë e besimit islam.

“Ne … i dërgojmë porosi [shefit të Hezbollahut], derrave të Hasan Nasrallahut,” tha njëri prej burrave, i veshur me një maskë të bardhë.

Hezbollahu është mbështetës i Presidentit sirian Bashar al-Asad dhe i ka dërguar luftëtarë përtej kufirit në Siri këtë vit për të përforcuar forcat qeveritare, të cilët janë ndeshur me një kryengritje që prej Marsit të vitit 2011.

Ushtarët e Hezbollahut janë akuzuar nga aktivistë sirian për kryerjen e gjenocideve, masakrave, përdhunimeve, shkatërrim të objekteve kulturore dhe fetare dhe përdorim të armëve jokonvencionale. Për këtë aktivistët sirian thonë se posedojnë fakte materiale.

Shpërthimi i së enjtes erdhi gjashtë javë, pas një sulmi me bombë makinë në të njëjtën zonë ku u plagosen më shumë se 50 njerëz.

Nasrallah tha se sulmet nuk do të dobësojnë vendosmërinë e tij për të mbështetur qeverinë e Asadit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit