Anëtari i LDK-së, Naser Rugova, ka akuzuar publikisht Fatos Klosin dhe shokët e tij për, siç ka thënë ai, vrasjen e Ahmet Krasniqit, ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës.
Lexojeni postimin e plotë të Rugovës në profilin e tij në Facebook:
“Mendoj se sot është një ditë e mirë për ta thënë këtë:
Nuk më ka habitur aspak publikimi i emrit të Fatos Klosit, shefit të Shërbimit Informativ Shqiptar në vitet e luftës, si veteran i luftës dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, sepse kjo është një gjë që ekipi pranë Presidentit Rugova e ka ditur me kohë. Në një formë, kjo ishte edhe arsyeja e raporteve të ftohta në mes të Presidentit Rugova dhe qeverisë socialiste në atë kohë. Jo për shkak se Fatos Klosi e ndihmonte luftën, por për shkak të rolit të tij dhe të shokëve të tij veteranë në vrasjen e Ahmet Krasniqit, ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës dhe shantazheve që i bëheshin oficerëve të Republikës.
E vërteta duhet të dalë në shesh dhe të mos presim që të vërtetën ta gjejnë të huajt.
Sa më parë, aq më mirë”! .kohaislame