2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

NASA ME MISION TË RI NË MARS

Më të lexuarat

Vetëm dy javë pas zbritjes së sondës “Couriosity” në Mars, Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) lajmëroi për nisjen e një roboti të ri në këtë planet, e që do të realizohet në vitin 2016.

Anija “InSight”, do të jetë e pajisur me instrumente të posaçëm që do të lejojnë të realizohen eksplorime në thellësi të shtresave të tokës së Planetit të Kuq.

Shkencëtarët besojnë se diçka e tillë do t’u japë një ide të qartë për mënyrën se si formohen planetet shkëmbore.

”InSight” mposhti dy propozime të tjera me të cilën konkurronte, pavarësisht kostos më të lartë që do të ketë realizimi i tij.

Roboti që do të lëshohet në hapësirë me një raketë të klasit “Discovery”, do të kushtojë 425 milionë dollarë për ndërtimin e tij, ndërsa kostot e lëshimit dhe karburantit duhet ende të përllogariten.

Puna për ndërtimin e sondës do të fillojë menjëherë, ndërsa lëshimi do të ndodhë përgjatë vitit 2016, nga baza e Pasadenës, në Kaliforni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit