3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nano sulmon Ramën

Më të lexuarat

Në ditën e 21-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste, ish-kryetari i saj, Fatos Nano i ka dërguar një letër të hapur socialistëve duke bërë me dije se është i gatshëm që t’i udhëheqë drejt fitores.

“I vetmi që na ndan ne sot është vetëm ai njeri që e quan veten Kryetar të Partisë Socialiste, edhe pse ai që ditën që ka vënë këmbë në krye të partisë sonë, ka shkaktuar veç humbje, humbje, dhe humbje. Edi Rama sot ju ka shkaktuar juve të dashur socialistë humbjen e radhës”, thuhet në letër. Nano shprehet se Rama ka refuzuar prej kohësh bashkëpunimin dhe bashkimin. “Rama refuzoi kur i kërkova të kalonim nga zona e mosmarrëveshjeve tek zona e marrëveshjeve për të mirën e socialistëve dhe Shqipërisë”, thuhet në letrën e Nanos.

Ish-kryetari socialist theksoi se në betejën presidenciale, humbi Edi Rama dhe të gjithë socialistët.

Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më parë, Nano bëri me dije se nuk do të lejojë që PS dhe socialistët të vazhdojnë të rropaten, rraskapiten, keqpërdoren, sakrifikohen, torturohen nga duart e papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë së Edi Ramës i cili di veç të humbasë.

“Unë tashmë u vetofrohem të gjithë socialistëve dhe popullit opozitar që së bashku të marrim fatet e Partisë Socialiste dhe të Shqipërisë në duart tona e të mos lejojmë më që humbjet e pareshtura të socialistëve të kthehen në humbje për Shqipërinë, nëpërkëmbja e socialistëve të kthehet në nëpërkëmbje për Shqipërinë, kriza e Edi Ramës të qëndrojë si kërcënim e ndëshkim krizash për Shqipërinë”, thuhet në letrën e Nanos./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit