9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Namazi i Vitrit (dispozitat dhe mënyra e faljes).

Më të lexuarat

Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Salavatet e selamet qofshim mbi të Dërguarin e fundit Muhamedin (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!).

Vlera e namazit të vitrit

Namazi i vitrit ka vlerë të madhe, për faktin se i Dërguari i Allahut nuk e linte asnjëherë, madje edhe duke qenë udhëtar, e kjo, më së miri, na dëshmon për vlerën e këtij namazi.

Norma e këtij namazi

Vitri është sunet muekede (i fortë).

Koha e tij

Ekziston konsensus (ixhma) i dijetarëve se koha e këtij namazi nuk fillon vetëm  se pas jacisë e vazhdon deri në mëngjes. Ebu Busrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Vërtet, Allahu ju ka shtuar edhe një namaz, faleni atë në mes të jacisë dhe mëngjesit”. Shënon Ahmedi.

Koha më e vlefshme për faljen e tij

Vonimi i faljes së tij, deri në fund të natës, është më i vlefshëm për atë që është i sigurt se do të zgjohet. Argument për këtë kemi hadithin të cilin e transmeton Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Kush ka frikë se nuk do të zgjohet në fund të natës, le ta falë atë në fillimin e saj, e kush shpreson të zgjohet, le ta falë në fund të saj’. Shënon Muslimi.

Numri i rekatëve të këtij namazi

Sa i përket numrit të rekatëve të këtij namazi, nuk ka numër të përkufizuar, por më e pakta është një rekat, duke u mbështëtur në fjalën e të Dërguarit të Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): “Vitri është një rekat në fund të natës’. Shënon Muslimi. Kjo nuk është e urryer, pasi i Dërguari ka thënë: “Kush dëshiron ta falë vitrin  një rekat, le ta bëjë këtë’. Shënon Ebu Daudi.

Ndërsa më e vlefshme është njëmbëdhjetë rekatë. I falë dy nga dy dhe e përmbyll me një. Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut i falte njëmbëdhjetë rekatë dhe e mbaronte namazin me një rekat vitër. Shënon Muslimi.

Është e lejuar të falen edhe më shumë se trembëdhjetë rekatë, duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem): “Namazi i natës falet dy nga dy rekatë e nëse ke frikë agimin e mëngjesit, atëherë fal një rekat’. Shënon Buhariu.

Leximi në këtë namaz

Në këtë namaz është e preferuar të lexojmë, në rekatin e parë, suren “Sebih ismi rab bikel a’ala”, në të dytin “Kul ja ejuhel kafirun” dhe në të tretin “Kul hu uallahu eha”, duke u bazuar në hadithin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut i lexontë këto sure. Shënon Tirmidhiu.

Duaja e kunutit në këtë namaz

Kunuti në namazin e vitrit është i preferuar dhe nuk është vaxhib (i obliguar). Argument për ligjësimin e tij është se i Dërguari i Allahut e praktikonte atë në këtë namaz (vitr), por nuk e praktikonte shpesh.

Po ashtu transmetohet nga Husejn bin Ali (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i cili ka thënë se më ka mësuar i Dërguari i Allahut disa fjalë që t’i them në namaz të vitrit: “O Zot më udhëzo në atë që më ke udhëzuar…!” Shënon Ebu Daudi.

Koha e leximit të kunutit

Praktikohet në rekatin e fundit të namazit të vitrit, pas përfundimit të leximit të Kuranit dhe para shkuarjes në ruku. Është transmetuar nga i Dërguari i Allahut edhe praktikimi i tij pas ngritjes nga rukuja; të dy janë të sakta.

Kazaja (plotësimi) e atij që i kaluar ky namaz

Shumica e dijetarëve mbështetin mendimin e ligjësimit të faljes së këtij namazi atij që i ka kaluar (kaza), duke u mbështetur në hadithin të cilin e transmeton Ebu Seid el Huderi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush fle ose harron faljen e namazit të vitrit, le ta falë kur t’i kujtohet”. Shënon Ebu Daudi.

Po ashtu, Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush gdhihet e nuk e ka falur vitrin, le ta falë atë çift e jo tek. Nëse ke praktikuar faljen e vitrit tri rekatë gjatë natës dhe ke fjetur ose ke harruar faljen e tij, atëherë e falë atë gjatë ditës, pas lindjes së diellit katër rekatë, dy nga dy, e nëse ke praktikuar faljen e pesë reketëve, atëherë i fal gjashtë, dy nga dy, e kështu me radhë (nëse ke praktikuar shtatë, i falë tetë).

Gjykimi i lënies së këtij namazi

Është pyetur shejhul Islam, Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) i cili ka thënë: “Falënderimi i takon Allahut, vitri është sunet dhe kjo është konsensus në mes të myslimanëve. Kush vazhdon në braktisjen e këtij namazi, dëshmia e tij nuk i pranohet. Vitri është namaz më i vlefshëm se të gjitha namazet vullnetare gjatë ditës si: namazi i duhasë, më i fortë se sunetet e drekës, akshamit e jacisë, madje prej namazeve më të mira pas farzeve. Vitri është prej namazeve më të mira të natës. Allahu e di më së miri”.

 

Përktheu: Almedin Ejupi

09.03.2007

Namazi i vitrit një rekat

Argument për faljen e namazit të vitrit një rekat është hadithi të cilin e transmeton Muslimi, ku i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Vitri është një rekat nga fundi i natës.” (Muslimi 752)
Po ashtu transmeton Buhariu dhe Muslimi, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Namazi i natës është dy nga dy (rekate). E, nëse frikësohet ndokush prej jush se mos po hyn sabahu, le të falë një rekat vitër.” (Buhariu 911, Muslimi 749)

Namazi i vitrit prej tre rekatesh ka dy mënyra

1. Përfundohet namazi i vitrit (tre rekate) me vetëm një ulje (të fundit)
Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, e cila thotë: “E ka falur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem vitrin dhe nuk ka dhënë selam në rekatin e dytë.” Dhe në një thënie tjetër: “I ka falur tre rekate vitër dhe nuk është ulur deri në uljen e fundit.” (Nesaiu 3/234 me sened hasen dhe Bejhakiu 3/31me sened sahih)

2. Mënyra e dytë është të falësh dy rekate dhe të japësh selam, pastaj të falësh vetëm edhe një rekat.
Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ai i falte dy rekate dhe jepte selam, pastaj falte vetëm edhe një rekat. Ai ka thënë: “Kështu ka vepruar Pejgamberi salallahu alejhi ue selem.” (Ibn Habbani 2435; ka thënë Ibn Haxheri në El-Fet’h, 2/482, senedi i tij është i fortë.)

Namazi i vitrit pesë ose shtatë rekate 

Nëse e fal vitrin pesë ose shtatë rekate, atëherë duhet që të falen të gjitha së bashku pa ndërprerë dhe nuk ulesh deri në uljen e fundit (d.m.th. në rekatin e pestë nëse e fal pesë rekate vitrin, apo në rekatin e shtatë nëse e fal shtatë rekate).
Argument për këtë është thënia e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të, e cila thotë: “I ka falur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem trembëdhjetë rekate namaz të natës, pesë prej tyre i ka falur namaz vitër. Nuk është ulur në asnjërin rekat, përveç në të fundit.” (Muslimi 737)
Transmetohet nga Umu Selemi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e ka falur vitrin pesë dhe shtatë rekate dhe nuk i ka ndarë rekatet me selam apo bisedë. (Ahmedi 6/290, Nesaiu 1714. Ka thënë Neveviu se senedi i tij është i mirë dhe shejh Albani e ka bërë sahih.)

Namazi i vitrit nëntë rekate

Nëse e fal vitrin nëntë rekate, atëherë këto rekate duhet të falen të gjitha së bashku pa ndërprerë, mirëpo duhet të ulesh në uljen e parë në rekatin e tetë, pastaj të ngrihesh (pa dhënë selam) për të falur rekatin e nëntë dhe pastaj të japësh selam. Transmetohet nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka falur nëntë rekate dhe nuk është ulur në asnjërin, përveç në rekatin e tetë. E përkujtonte Allahun, e falënderonte dhe e luste Atë, pastaj ngrihej dhe nuk jepte selam. Ngrihej dhe falte rekatin e nëntë, pastaj ulej, e përkujtonte Allahun, e falënderonte dhe e luste Atë dhe jepte selam me zë të lartë, saqë e dëgjonim edhe ne.” (Muslimi 746)
Përktheu: Eroll Nesimi
18.4.2008

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit