1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Namazi i vitrit

Më të lexuarat

Pyetja:

Në mes dy sexhdeve duhet të themi Allahu ekber apo Rabenag-firli. Para Subhanekes dhe Salavateve a duhet të themi Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim? Salati vitrin a duhet ta bëj nijet si salativitrin e jacisë apo si namaz i veçantë? Zoti ju shpërbleftë për punën që po bëni.

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Në mes dy sexhdeve duhet të thuash “Rrabigfirli” 2 herë. Para Subhanekes nuk duhet të thuash bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim për shkak se këto janë lutje dhe nuk janë sure. Së pari duhet ta dimë se nijeti për çdo namaz farz apo sunet bëhet me zemër dhe jo me gjuhë, pasi nuk ka asnjë argument që tregon se Pejgamberi alejhi selam e ka bërë nijetin me gjuhë. Nijeti mjafton të bëhet që të falet namazi i vitrit.

Eroll Nesimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit