4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Namazi i “DUHASЁ” (paraditёs)…Namazi i vigjilentёve

Më të lexuarat

Njё nga traditat e tё Dёrguarit a.s ёshtё ky namaz nё paraditё qё sjell shpёrblime tё mёdha edhepse ёshtё njё vepёr e lehtё qё merr shum pak kohё.

Pёr vlerёn e kёtij namazi i Dёrguari a.s thotё:

“Pёr çdo mёngjes, çdonjёra nyje e trupit tuaj ka tё drejtё pёr lёmoshё. Çdo tё thёnur ‘subhan Allah/ I pa tё meta ёshtё Allahu’) ёshtё lёmoshё; tё thёnurit ‘elhamdulilah/ Falёndёrimi dhe lavdёrimi i takon Allahut’) ёshtё lёmoshё. Tё thёnurit ‘la ilahe il-la Allah/ Nuk ka Zot pёrveç Allahut’) ёshtё lёmoshё. Tё thёnurit ‘Allahu ekber/ Allahu ёshtё mё i madh’) ёshtё lёmoshё. Tё urdhёruarit nё tё mirё ёshtё lёmoshё, ndalimi nga e keqja ёshtё lёmoshё dhe si kompenzim pёr gjithё kёtё mjaftojnё dy rekate tё ‘duhasё‘ (Paraditёs)” {Shёnon Muslimi}

Ebu Hurejra ka thёnё:” Mё ka kёshilluar shoku im shumё i dashur (Profeti i Allahut) me tri gjёra; me agjёrim tё tri ditёvё nё çdo muaj, (ditёt e bardha, qё janё dita e 13,14,15 tё muajit hёnorё) me faljёn e dy rekatёve tё duhasё dhe tё fali vitrin para se tё flejё” {Buhari dhe Muslim}

I Dёrguari i Allahut tha:” Ka thёnё Allahu i Madheruar:” O biri i Ademit, mos i anashkalo katёr rekate nё fillim tё ditёs, tё mjaftoj nё fundin e saj”.

Lidhur me kёtё hadith disa nga dijetarёt thojnё se pёr qёllim me kёto janё dy rekatet sunnet dhe dy farz tё namazit tё sabahut e disa tё tjerё menduan qё me kёtё hadith ёshtё pёr qёllim namazi i duhasё.

Sa rekate tё namazit tё duhasё duhet falur ?

Dijetarёt thonё se minimumi i rekatёve tё duhasё ёshtё dy (2),ndёrsa sa i pёrket maksimumit tё rekatёve tё duhasё dijetarёt janё ndarё nё mendime tё ndryshme. Disa prej tyre pohuan se nuk ka limit tё caktuar pёr shkak transmetimit tё Aishes (radij Allahu anha) e cila tha:” I Dёrguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem) i falte pёr namaz tё duhasё katёr rekate dhe shtonte aq sa dёshironte Allahu”.

Nga ky hadith pёrfitohet se namazi i duhasё mundet tё falet dy rekate ndersa mesatarja katёr, e sa i pёrket maksimumit ai nuk ka limit tё caktuar sepse ky ёshtё prej namazeve vullnetarё sikurse namazi i natёs”

Mirёpo shumica e dijetarёve e pёrfaqёsojnё mendimin se ky namaz ka limit tё caktuar. Dijetarёt e medh’hebit Hanbeli dhe Maliki mendojnё se ato janё tetё (8) rekate pёrshkak hadithit tё Ummu Hanit e cila transmeton se i Dёrguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem) nё vitin e çlirimit tё Mekkes i fali tetё rekate tё namazit tё duahsё. {Buhari dhe Muslim}

Koha e namazit te duhasё

Sa i pёrket kohёs sё namazit tё duhasё ajo hyn pas lindjes sё diellit pёr afёrsisht 40 min. Gjatё kёsaj kohe ёshtё ndaluar tё falet namaz (nafile) dhe patjetёr duhet pritur kjo kohё. Pastaj zgjatё deri para namazit tё drekёs para se dielli ti afrohet zenitit. Poashtu nё kёtё fazё para hyrjes sё namazit tё drekёs ёshtё e ndaluar tё falet namaz. Mё e mira kohё pёr faljёn namazit tё duhasё ёshtё paradita e vonshme, atёherё kur koha fillon tё nxehet mirё,siç e praktikonte i Dёrguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem). Nё atё kohё, kur sigurisht qё shumё njerёz janё tё preokopuar me çёshtje tё dunjas dhe tё pakujdes’shёm ndaj çёshtjeve tё ahiretit.

Pёrgatiti: Ardian Elezi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit