1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Namazi e ndjek muslimanin deri në vdekje

Më të lexuarat

Namazi është një lloj adhurimi i cili përbëhet nga fjalë dhe veprime të veçanta, Ai fillon në lartësimin e emrit të Allahut, tekbirit fillestar (thënien “ Allahu Ekber”) dhe përfundon me selam.Meqë namazi është shtylle e Islamitn ne do ta diskutojmë atë hollësisht.

Për ta thënë në një mënyrë më të thjeshtë, namazi duhet të ekzistojë, sepse pa të Islami nuk mund të mbahet. Profeti alejhi sela ka thënë: “Koka është Islami, shtylla e tij është namazi ………”.

Namazi ishte veprim i parë i adhurimit që u bë detyrim nga Allahu. Detyrim për kryerjen e tij iu shpall direkt Profetit alejhi selam gjatë gritjes së tij në qiell.

Enesi (r.a) ka thënë: “Namazet iu bënë detyrim Profetit alejhi selam gjatë ngritjes së tij në qiell.Në fillim ata ishin 50, por numri i tyre u ul disa here derisa mbetën pesë. Pastaj iu tha: “ O Muhamed, urdhëri nuk ka ndryshuar.Këto pesë namaze janë të barazvlefshme me 50 të tillë”.[Hadith Sahih; Sahih En-Nesai 449]

Namazi është vepra e parë të cilët do të llogaritet njeriu. Abdullah ibn Karti ka transmetuar se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Vepra e pare për të cilën do të llogaritet nejriu Ditën e Gjykimit do të jetë namazi.Nëse llogaria e kësaj vepre del mire, atëherë edhe pjesa tjetër do të jetë mire.Dhe nese është e keqe, atëherë edhe pjesa tjetër e veprave të tij do të jetë e keqe”.[Hadith Sahih; vetëm se trasmetuar nga Enes ibn Mailu, Temamul Minneh]

Po ashtu namazi është porosia e fundit për të cilën e këshilloi Profeti alejhi selam umetin e tij përpara se të vdiste, duke thënë: “Të keni kujdes namazin, namazin edhe ajo çka podesoni (robërit)” Namazi do të jetë gjëja e fundit që do të humbasë nga feja. Kur ajo të humbase, atëherë edhe Islami do të pësojë një gjë të tillë.I Dërguari i Allahut ka thënë: “ Do ta anuloni Islamin duke e zhveshur atë si zgjidhjen e nyjeve një nga një. Sa here që anulohet një nyje, njerëzit hidhen pas tjetrës. E para që do të zhvishet do të jetë qeverisja, ndërsa gjëja e fundit do të jetë namazi”. Më shumë vargje kuranore, Allahu e bashkëngjit namazin me përkujtimin e Allahut:

“Me të vërtetë namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e Allahut është më e madhja ( e adhurimeve)”.(El Ankebutë, 45)

“Ka shpëtuar ai që është pastruar e që perkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet”.(El E`ala, 14-15)

Shpeshherë, Allahu e përmend namazin së bashku me zekatin: “Kryeje faljen dhe jepe zekatin”.(El Bekare, 110)

Dhe ndonjëherë, me durimin: “Kërko ndihmë me durim dhe namaz”. (El-Bekare, 45) dhe me haxhin: “…prandaj falu dhe bëj kurban për hir të Zotit tend.” (El Keuther, 2)

“Thuaj : Me të vërtetë namazi, kurbani, jeta dhe vdekja ime janë vetëm për Allahut, Zotin e Botëve. Ai nuk ka shok. Për këtë gjë jam urdhëruar dhe unë jam i pari prej atyre që i nënshtrohen Zotit”. “Kanë shpëtuar besimtarët që janë të përulur në namazet e tyre” ( El Mu`minun, 1,2) “dhe ata që i kushtojnë kujdes namazit të tyre. Këta janë trashëgimtarët që do të hyjnë në Firdeus dhe në të do të qvndrojnë përgjithmonë” ( ElMuminun, 9,11)

Rëndësia e namazit është aq e madhe, saqë njeriu është I urdhëruar ta zbatojë atë: qoftë kur është në udhëtim apo jo: kur është i sigurt dhe kur nuk është i sigurt: “Vazhdoni rregullisht namazet tuaja edhe atë namazin e mesëm dhe ndaj Allahut të jeni respekues. E nëse keni frikë (nga armiku), atëherv faluni në këmbë apo mbi kuaj. Kur të jeni të sigurtë, përkujtojeni Allahun, pasi Ai ju ka mësuar atë që nuk e dinit”. ( El Bekare: 238-239)

Allahu i Madhëruar e shpjegon mënyrën e faljes në momentë udhëtimi, lufte apo sigurie: ‘Dhe kur je midis tyre dhe i drejton në namaz, lëre një pjesë të tyre të mbajnë armët e një grup le të vijë të falet me ty(grupi tjetër në rojë). E kur të bien në sexhde ( të kryejnë një rekat), këta le të qëndrojnë mbrapa jush (në rojë), e le të vijë grupi tjetër që nuk është falur e të falet me ty dhe le t`I bartin armët dhe të jenë në gjendje gatishmërie.

Ata që nuk besojnë e dëshirojnë moskujdesin tuaj ndaj armëve e mjeteve, në mënyrë që ata të sulmojnë kundër jush. Nuk është mëkat për ju që të mos I mbartni armët tuaja, nëse ju pendon shiu apo nbse jeni të sëmurë. Por, merrni masa! Allahu ka pvrgatitur denim nënçmues për jobesimtarët.

Kur ta keni kryer faljen, përkujtojeni Allahun, në këmbë, të ulur dhe të mbështetur.Dhe kur të jeni të sigurt, kryejeni namazin në mënyrën e duhur, sepse namazi në kohën e caktuara është detyrim për besimtarët”. (En-Nisa, 102-103) Gjithashtu, Allahu i paralajmëron në mënyrë të ashpër ata që lënë namazet apo janë të shkujderur ndaj .Allahu thotë në Kuran: “E pas tyre erdhën pasardhës që e lane namazin dhe rendën pas epsheve.Por, ata do të ndeshen me mashtrimin”. (Merjem, 59)

“Mjerë ata që tallen dhe janë të pakujdesshëm ndaj namazit të tyre!”. (El maun, 4-5)

Namazi është një nga veprat më të rëndësishme në Islam dhe për rrjedhojë ai kërkon një përkushtim të veçantë. Ibrahimi i kërkoi Zotit që t`i jepte pasardhës që do ta kryenin faljen; “O Zot! Më bëj mua dhe disa prej pasardhësve të mi që të jemi të qëndrueshëm në namaz.O Zot, pranoje tutjen time!” ( Ibrahim, 40 )

Sejid Sabik

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit