0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Namazi dhe celulari, kush ka përparësi sot?

Më të lexuarat

Më parë asnjëherë nuk është dëgjuar muzika në xhami, as që është thirrë ezani në WC, derisa njerëzit nuk u bënë të pakujdesshëm me telefonat e tyre. Sigurisht, u ka ndodhur që derisa falni namaz me xhemat të dëgjoni që dikujt i bie telefoni me ndonjë melodi të shfrenuar të këngëtareve të sotme.

Për fat të keq, ka edhe mënyra të tjera që me telefon të humbësh mendjen në namaz . Shpesh njerëzit para ikametit apo gjatë ikametit shkruajnë apo lexojnë SMS, emailet dhe statuset e tyre në rrjetet sociale, dhe në këtë mënyrë mendjen nuk e kanë në namaz por në displey.

Kur përfundon ikameti marrin tekbirin fillestarë, ndërsa mendjen e kanë në atë që kanë lexuar ose shkruar dhe në ato momente shejtani i jep përkrahje me vesveset e tij të ndryshme dhe në fund menjëherë pas selamit, ende pa u lexuar “Allahume ente selamu”, kapen për xhepi dhe nxjerrin celularin dhe shikojnë çka ka të re, kush u ka bë lajk… Ku është përkushtimi atëherë?!

Me padurim pret ta kap telefonin, sikur pret nëna ta merr fëmijën e sapolindur. Sunetet falen para farzit që të ketë më shumë përkushtim në farze, po çka t’i themi atij që vet e prish përkushtimin dhe prezencën e tij në namaz me gjëra të kësaj bote?

Mos lejo që në këtë mënyrë ta vjedhësh namazin tënd! Thuaj vetes që kur të thirr ezani dhe derisa të dalësh nga xhamia, ezani të jetë thirrja e vetme që duhet t’i përgjigjesh.

Mos lejo që namazi të jetë lëvizje ndërsa mendja në botën virtuale.

Gjithashtu, duhet që telefonin ta bësh me opsion që të mos dëgjohet as vibrimi, sepse edhe ai zë të largon mendjen nga namazi.

Kur të dridh telefoni, menjëherë mendja të shkon atje, vallë, çfarë mund të jetë? Përgjigje e mesazhit që e dërgova para namazit apo ndonjë koment në status. Ruaje namazin tënd!

Burimi: n-um.com

Përshtati: Arsim Dauti

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit