-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Na lodhët me këtë far ekstremizmi!

Më të lexuarat

Qeveritë shqiptare e kanë gjetur një strategji interesante për të përfituar të holla. Kanë shpikur idenë e terrorizmit dhe ekstremizmit, sidomos pas ikjes së një numri relativisht të madh për Siri dhe Irak, në luftën që po zhvillohet atje kundër Assadit.
Qeveria Thaçi, një qeveri e njohur për korrupsionin e thellë dhe dështimet e shumta gjatë viteve të “sundimit”, mundohet tu hedh sy evropianëve me luftën kundër ekstremizmit, thua ti se kjo luftë ia mbulon turpet e qeverisë së tij. Arrestimet e imamëve dhe dhjetërave besimtarëve, me akuza të rënda të terrorizmit dhe pastaj lirimi i shumicës së tyre pa asnjë akuzë, tregon edhe njëherë se me çfarë lloji ekstremizmi kemi të bëjmë.
Edhe qeveria e Shqipërisë, tani së fundi kishte paraqitur strategji të luftimit të ekstremizmit ku edhe ajo kishte hapur një mejdan, i cili shikuar nga niveli i problemeve reale të vendit, del të jetë problemi më i vogël që ka shoqëria shqiptare.
“Në dokumentin e Strategjisë Ushtarake të Shqipërisë që është depozituar tashmë në Kuvend, ekspertët e Forcave të Armatosura analizojnë rrezikun që has Shqipëria nga terrorizmi fetar në botë. Sipas tyre, terrorizmi përbën kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e vendit”, ishte citim në një portal informativ.
 
Një gjë e mirë e gjithë kësaj është, se populli e ka kuptuar se nuk ka rrezik nga ekstremizmi, me gjithë atë frikë që mundohen të na terrorizojnë për çdo ditë, përmes “zagarëve” apo mediave të tyre. Problemet reale, si papunësia, mjekësia e mjerë, arsimi nën nivel, infrastruktura e dy shekujve të kaluar, të gjitha këto dhe shumë të tjera, na bëjnë të kuptojmë se realiteti është ndryshe nga ajo çfarë potencohet me të madhe.
 
Interesante është se si vazhdon Bashkësia Ndërkombëtare të përkrah këto lider, që fillimisht të fyejnë inteligjencën për çdo ditë e pastaj duke pas parasysh dështimet dhe korruptimet e tyre, ato vazhdojnë të jenë lider prapë të çështjeve madhore të vendit tonë. Ndoshta edhe Bashkësia Ndërkombëtare është e zhytur në pazarllëqe të mëdha e ju duhen kësi lodra palaço politikanë. 
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit