Ishte një debat i nxitur për qëllime të caktuara ai i djeshmi në lidhje me mbulimin ose jo të bustit të Gjergj Kastriot Skëndërbeut gjatë faljes së Kurban Bajramit, i cili në vetvete tregoi se sa e brishte është harmonia fetare në Shqipëri, për të cilën krenohemi.
Mjaftuam disa postime në Facebook dhe ndonjë koment anti-mysliman dhe anti-shqiptar me gjuhën e ISIS-it në media nga të ashtuquajtur analistë për të prishur dje festën e myslimanëve.
Megjithatë, një pjesë e tyre kanë bërë një akt simbolik gjatë ditës së djeshme duke krye ritualin e Haxhit në Mekë.
Në fotot e publikuara nga teologu Fatrit Beqiri, duket grupi i haxhinjve shqiptarë kanë ngritur flamurin e Skëndërbeut në mes të Mekës duke përshendetur Shqipërinë ndërkohë që uruan edhe Kurban Bajramin.