2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Myslimanët e Indisë nën presionin e hinduve, detyrohen të hanë mish derri

Më të lexuarat

Vërehet një rritje e madhe e abuzimeve dhe krimeve kundër myslimanëve të Indisë kohëve të fundit nga ana e komuniteti hindu që janë dhe mazhoranca në këtë vend. Myslimanët e Indisë janë të frikësuar si asnjëherë tjetër që nga marrja e pavarësisë së këtij vendi. Sulmet ndaj myslimanëve nga ana e komunitetit hindu po bëhen gjithmonë e më të shpeshta.

Tregtarët myslimanë në rajonin veri-lindor të shteti Assam lanë punën e tyre kur një grup personash të armatosur i sulmoi ata. Njëri nga tregtarët ishte dhe Sakua Ali, i cili pasi u rrethua nga turma u detyrua të ulet në gjunjë në mes të baltës dhe ju kërkua të kërkonte të falur sepse kishte shitur mish lope (lopa për fenë hindu është e shenjtë). Ai më pas u torturua me shkelma në kokë dhe trup dhe tërhoq zvarrë deri te shtëpia e tij ku më pas ai dhe familja e tij detyrua të hajë mish derri.

Sakua Ali është viktima e fundit i një rritje të madhe të sulmeve kundër myslimanëve në Indi. Myslimanët në Indi janë një minorancë kundrejt feve të tjera por numërojnë më shumë se 170 milionë persona. Sipas të dhënave të fundit të Organizatës së të Drejtave të Njeriut, gjatë tre viteve të fundit janë vrarë më shumë se 36 myslimanë dhe janë plagosur 280 të tjerë, për të njëjtat arsye, në 12 shtet e Indisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit