0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Myftiu i Tiranës: Feja s’ka ndikuar për keq tek Ajshe Vata

Më të lexuarat

 

80-vjeçari Shaban Norja, ka thënë se e reja kishte kërkuar për ta vrarë më mirë se sa të abortonte. Përkundër kësaj, myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, thotë se viktima e ka përdorur këtë për alibi dhe për të fshehur motivet e vërteta të krimit.

“Mendoj se janë të gjitha alibi. Edhe sikur të jetë bërë kjo kërkesë, askush nuk ka të drejtë t’i heqë jetën tjetrit, përveç Zotit. Feja islame e konsideron abortin mëkat, duke e futur në zinxhirin e vetëvrasjeve, që konsiderohen mëkate të pafalshme. Kjo pjesë është e vërtetë, por mendoj se autori i krimit apo abuzuesi i bën këto deklarata për ta çuar situatën në favor të tij. Në këtë rast më shumë se feja, duhet parë aspekti psikologjik i kësaj vajze. Kemi të bëjmë, me aq sa jemi informuar në media, me një vajzë të rritur pa nënë, me një baba autoritar, që është abuzuar që e mitur. E rritur pa dashuri, çka ka ndikuar tek ajo. Nuk mendoj se formimi në Medrese luan ndonjë rol. Kemi të bëjmë me një rast të pastër abuzimi”, thotë Gurra për gazetën “Panorama”.
Ai thotë se shpesh herë është abuzuar në këtë drejtim, pasi parimet bazë të Islamit janë dashuria ndaj Zoti dhe njerëzve dhe veçanërisht parimet morale./dritaislame/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit