-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Myftiu i Saudisë mohon fetvanë e trilluar mbi ngrënien e mishit të gruas

Më të lexuarat

Myftiu i Madh Sheikh Abdul Aziz Al-Asheikh ka mohuar lëshimin e një fetvaje që thotë se është e lejueshme për një njeri të uritur që ta hajë mishin e gruas për të shpëtuar veten.
Në një deklaratë të dhënë nga Agjencia e Arabian News gjatë ditës së enjte, Al-Asheikh tha se dekreti i tillë fetar ishte i trilluar dhe i krijuar nga armiqtë e Islamit, nga shpifësit e ultë që dëshirojnë ta mbajnë komunitetin të zënë në zënka mbi çështje të parëndësishme, në vend që ata bashkohen pas udhëzuesve të drejtë.”
“Fetvaja që na është atribuuar neve është e gabuar. Ajo nuk është tjetër vetëm se gënjeshter… Ajo është qarkulluar vetëm me qëllim të shtrembërimit të imazhit të Islamit, i cili e ka ngritur dhe i ka jep një status dinjitoz si burrave ashtu edhe grave pa përjashtim … “
Ai citoi një ajet nga Kur’ani i Shenjtë për të mbështetur argumentin e tij: “Oh ju që besuat, në qoftë se një njeri i padrejtë ju sjell ndonjë lajm, shikoni me kujdes në të, që të mos e goditni ndonjë popull nga injoranca, dhe pastaj të zhgenjeheni.”
Dijetari tha se myslimanët duhet të qëndrojnë të bashkuar kundër armikut të tyre të përbashkët dhe të injorojë përpjekjet që synojnë të minojnë vendosmërinë e tyre për të mbrojtur veten dhe shtetet e tyre.
Lajmin në fjalë e ka shprëndarë edhe portali që rëndom sjellë shpifje të tilla, GazetaExpress.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit