12.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Myftiu i Kosovës: Osmanët s’ishin pushtues, na çliruan nga sllavët

Më të lexuarat

Sipas Myftiut të Kosovës, Sulltan Murati I nuk është pushtues dhe Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese e trevave shqiptare, raportojne mediat..
 
“Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e Zotit, se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit zot”, ka deklaruar Tërnava. Ai ka shtuar se “është detyrim për ta kujtuar Sulltan Muratin, i cili kontribuoi në çlirimin e popullit shqiptar nga pushtuesi sllav, që kishte zaptuar trevat shqiptare duke zbritur nga malet e Rusisë me qëllim që shqiptarët t’i asimilojnë plotësisht duke i zhdukur”.
 
“Me ardhjen e Sulltan Muratit, zullumqari i quajturi car Lazar u fshi nga faqja e dheut”, u shpreh myftiu Tërnava, duke shtuar se për 500 vjet të tjera “shqiptarët dhe turqit bashkëjetuan dhe bashkëqeverisën këto troje”.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit