0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava vizitë zyrtare në Kuvajt

Më të lexuarat

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga Drejtori për veprimtari botuese pranë Kryesisë së BIK- ut, Ahmet Sadriu dhe ndihmës shef kabineti, Mr. Besim Mehmeti me ftesë nga Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Islame të Kuvajtit po qëndron për vizitë zyrtare në Kuvajt.

Në ditën e parë Myftiu Tërnava vizitoi Ministrinë e Vakëfeve, ku u prit në dy takime të ndara nga dy zëvendësministra. Në takimin e parë Myftiu u prit nga zëvendësministri për çështje të fetvasë në shtetit e Kuvajtit Dr. Isa Al abdeli, të cilin myftiu e falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe edhe kësaj radhe e falënderoi qeverinë e Kuvajtit për njohjen dhe për përkrahjen e Kosovës në organizmat ndërkombëtare. Myftiu, gjithashtu, falënderoi edhe për ndihmat e ndryshme të cilat i ka ofruar Kuvajti popullit të Kosovës në fusha të ndryshme. Ndërsa, nikoqiri e njohu Myftiun Tërnava me mënyrën dhe organizimin shtetëror të Fetvasë në Kuvajt. Poashtu, në takim u diskutuan edhe çështje në të cilat mund të bashkëpunojnë këto dy institucione. Në takimin e dytë Myftiu u prit nga zëvendësministri për çështje të Haxhit dhe marrëdhënie me jashtë në Ministrinë e Vakëfeve, dr. Mutlak Al Karavi, me të cilin u diskutuan çështje të organizimit të jetës fetare në Kosove, si dhe mënyra e organizmit të Haxhit dhe nevoja për shkëmbim përvojash. Në ditën e dytë të vizitës, Myftiu Tërnava u prit nga Këshilltari i Emirit të Kuvajtit, Dr. Abdullah Al Matuk, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Agjencisë Ndërkombëtar i Ndihmave të shtetit të Kuvajtit (IICO). Në takim Myftiu Tërnava shprehu konsideratat e larta për shkëlqesinë e tij Emirin e Kuvajtit, dhe falënderoi për njohjen e Kosovës nga qeveria e Kuvajtit. Ai, gjithashtu, falënderoi për ndihmat e ofruara Kosovës në organizmat ndërkombëtare, duke theksuar rendësinë dhe nevojën e përkrahjes së mëtutjeshme. Myftiu, poashtu, ftoi këshilltarin e Emirit për ta vizituar Kosovën, si dhe ftoi qeverinë e Kuvajtit dhe biznesmenët Kuvajtian të investojnë në Kosovë. Nga ana e tij, dr. Al Mutlak falënderoi Myftiun për vizitën si dhe shprehu konsideratat e larta për kontributin e Bashkësisë Islame në shtetndërtimin e Kosovës dhe rolin e saj në informimin e Botës Arabe dhe Islame për zhvillimet në Kosovë, duke theksuar se Qeveria dhe populli i Kuvajtit janë përkrahës të Kosovës. Ai, ndërkaq, premtoi përkrahje dhe bashkëpunim më të madh me Bashkësinë Islame, e në veçanti në realizimin e disa projekteve vakufore. Dr. Al Mutlak premtoi se së shpejti do ta viziton Kosovën. Gjatë ditës së dytë Myftiu Tërnava vizitoi Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kuvajt, ku u prit nga ambasadori Kujtim Morina.

/bislame/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit