Myftiu i Dibres se Madhe Ruzhdi Lata ka arritur nje fitore tejet bindese ne zgjedhjet e fundit vendore ne qytetin e vet dhe rrethinat. Ai ka arritur te fitoje 94% te votave ne qytetin e Dibres, ndersa me rrethinat se bashku 75% te votave.
Fushata e zhvilluar ne Diber te Madhe ka reflektuar nje qytetari te jashtezakonshme, ndryshe nga te gjitha fushatat e zhvilluara ne te gjitha trojet shqiptare, duke ofruar nje model se si me kundershtarin te tregosh se je duke bere nje loje te ndershme politike, duke ofruar ndershmerine e emrin personal, si dhe pervojen e nje jete te tere ne dobi te komunitetit qytetar dibran. Pa i share, pa i ofenduar, dhe pa i sulmuar aspak Myftiu Ruzhdi Lata ka ofruar imazhin e nje figure te ndershme e te paster per Dibren e Madhe. Ky kandidat nuk ishte mbështetur nga Dega e BDI Dibër e Madhe, dhe të njëjtit kishin kërcënuar se nëse ky kandidat përzgjidhet nga qendra, ata do të votojnë kundër tij në zgjedhje.