-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mustafaj: Pse e përdorën Rama e Meta aktorin Kallaku

Më të lexuarat

Ish- ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka trajtuar në një shkrim në gazetën Panorama, çështjen e humoristit Bes Kallaku, që u përfshi në debatin për çështjen “Doshi”.
 
“Përdorimi i këtij skeçi nga krerët e mazhorancës qeverisëse lë shkas për shqetësime serioze lidhur me cilësinë e demokracisë, që kjo mazhorancë synon të ndërtojë për shoqërinë shqiptare,” shkruan Mustafaj.
 
Sipas tij, video e Kallakut është përhapur nga drejtuesit më të lartë të mazhorancës, madje deputeti Spartak Braho, që Mustafaj e quan “deputeti allasoj”, e çoi Kallakun edhe në dyert e prokurorisë.
 
Mustafaj thotë se ka dyshimet e tij nëse Meta ka porositur ‘vrasjen e supozuar’, por shton se nuk e di pse u përdor Kallaku.
 
“Në mungesë të një përgjigje logjike, kam pasur dhe vazhdoj të kem dyshimet e mia të forta lidhur me një ndërmarrje të tillë nga ana e Metës.
 
Por pyetja që del, është se përse ndiente nevojë Meta dhe përmes tij edhe Rama, për një fushatë të tillë? Nuk më pëlqen të jap një përgjigje të hamendësuar për këtë”.
 
“Fushatat propagandistike për të diskredituar e banalizuar kundërshtarin njihen vetëm në regjimet autoritariste”.
 
“Gjini e ka pranuar me mendjelehtësinë e moshës që të xhirojë një skeç me tekst të ardhur nga “lart”,” shkruan Mustafaj, duke e mbyllur mesazhin për Gjinin që të mos pranojë të bëhet “shoferi i Spartak Brahos”.
 
“Një skenë e madhe si e Portokallisë ka doemos rregullat e veta të rrepta për të ruajtur nderin që i takon”
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit