2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mustafa kundër ndryshimeve kushtetuese për reformën zgjedhore

Më të lexuarat

Liderët e partive politike kanë zgjedhur rrjetet sociale për të prezantuar pikëpamjet e tyre lidhur me çështjet dhe proceset e ndjeshme në vend. Derisa lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka deklaruar sot përmes Facebook-ut se para se të bëhen ndryshime kushtetuese, lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka kundërshtuar ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka akuzuar partinë më të madhe në pushtet, PDK-në, e cila sipas tij, nuk tregoi gatishmëri për të realizuar marrëveshjen politike për zgjedhje të parakohshme.

“Ngadalë (apo shpejt) po shkelim në vitin 2014. Vit në të cilin do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Para tre vitesh arritëm një marrëveshje për reformat, të cilat do të duhej tu paraprinin këtyre zgjedhjeve. Për fat të keq Partia Demokratike e Kosovës nuk tregoi gatishmëri për të realizuar marrëveshjen, prandaj ne po hyjmë në vitin e zgjedhjeve të përgjithshme pa e përmbyllur reformën zgjedhore dhe Kushtetuese. Meqenëse jemi ku jemi, vlerësoj se reforma zgjedhore mund të përmbyllet me disa ndryshime, të cilat do të përmirësonin sistemin e tanishëm zgjedhor, por që nuk kërkojnë ndryshime kushtetuese”, citon orainfo postimin e Isa Mustafës në Facebook.

Ai ka thënë se hapja e Kushtetutës dhe e ndryshimeve të saj, në fund të mandatit të këtij legjislacioni konsideroj se është një proces joracional dhe shumë vështirë i realizueshëm.

“Vullneti për të përmbyllur procesin e reformës në suaza të Kushtetutës është mënyra më e mirë për të mbajtur zgjedhjet bazuar në disa ndryshime pozitive në Ligjin Zgjedhor. Jam shumë i bindur se zgjedhjet që i kemi para dere është më mirë të mbahen me sistem të reformuar zgjedhor. Ndryshe, ato do të ndodhin”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit