3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mustafa: EULEX, zbardhi vrasjet e pasluftës

Më të lexuarat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar nga Misioni i EULEX-it të zbardh vrasjet e zyrtarëve të kësaj partie, të kryera pas luftës në Kosovë. Kërkesa e kreut të LDK-së pason një raport hetimor të EULEX-it, i cili është pranuar si dëshmi në rastin e njohur si “Bllaca 2”, për të vetëshpallurin agjent të SHIK-ut, Nazim Bllaca, i cili ka deklaruar të ketë marrë pjesë në vrasjet e pasluftës, e në të cilin raport thuhet se vrasjet e aktivistëve të LDK-së janë bërë për motive politike.

“Ne nuk kemi marrë akoma një raport zyrtar të EULEX-it. Do të kërkojmë nga EULEX-i që të marrim një raport të tyre zyrtar. Ne kemi lexuar një dokument, i cili është dhënë në Kohën Ditore. Raporti është shumë brengosës, brengosëse kanë qenë edhe të gjitha rastet e vrasjeve, mirëpo do të ishte shumë mirë që EULEX-i të punojë në këtë fushë, të zbardhen të gjitha këto raste, të fitoj drejtësia dhe natyrisht kjo do të ndikojë që edhe familjarët që i kanë humbur njerëzit e tyre, edhe Kosova që i ka humbur njerëzit e saj, të rris besimin në organet e drejtësisë, në prokurori, në gjyqësi dhe në shtetin e Kosovës”, tha kreu i LDK-së.

Isa Mustafa gjatë përurimit të fillimit të punimeve të një shkolle fillore në fshatin Barilevë të Prishtinës ka kërkuar edhe respektimin e marrëveshjes së firmosur nga ai, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve Kushtetuese.

Kjo marrëveshja sipas tij, duhet të respektohet nga të gjithë akterët, përfshirë edhe Presidenten Atifete Jahjaga e cila ka pranuar që zgjidhet Presidente mbi bazën e kësaj marrëveshjeje garant i së cilës ka qenë ambasadori amerikan në largim Christopher Dell, në të kundërtën Mustafa ka thënë se Jahjaga nuk do të ketë legjitimitet e as nuk do të jetë faktor uniteti siç kërkohet me Kushtetutë.

“Unë mendoj se presidentja e vendit duhet ta ketë legjitimitetin tek qytetarët e Republikës së Kosovës dhe vetëm ai legjitimitet do të jetë legjitimitet i plotë, sepse do të krijojë hapësirë që Presidenti i vendit të jetë faktor unifikues, ose faktori i unitetit të qytetarëve dhe pa te, presidenti ose presidenteje nuk do të jetë faktor i unitetit, nuk do të jetë as Presidentja e tanishme, për arsye se shkelja e një marrëveshjeje do ta cenonte edhe unitetin politik të vendit dhe do të krijojë mosbesim në komponentin e unitetit”, deklaroi Mustafa, transmeton /Korieri/.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit