1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mustafa Akıncı fiton zgjedhjet presidenciale në Republikën Turke të Qipros Veriore

Më të lexuarat

Kryetari i Bordit të Lartë Zgjedhor të Qipros Veriore, Şafak Öneri, njoftoi se në votimet ku pati pjesëmarrje 64.15 përqind, nga 110 mijë e 60 vota janë numëruar 108 mijë e 32 vota të rregullta.
 
Zgjedhjet presidenciale në Republikën Turke të Qipros Veriore i fitoi kandidati i pavarur, Mustafa Akıncı, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Kryetari i Bordit të Lartë Zgjedhor të Qipros Veriore, Şafak Öneri, njoftoi se në votimet ku pati pjesëmarrje 64.15 përqind, nga 110 mijë e 60 vota janë numëruar 108 mijë e 32 vota të rregullta.
 
Öneri ka konfirmuar se kandidati i pavarur Akıncı me 65 mijë e  412 vota ka marrë 60.38 përqind, ndërsa Derviş Eroğlu me 42 mijë e 520 vota ka marrë 39.62 përqind të votave. Bordi i Lartë Zgjedhor sipas këtyre rezultateve ka shpallur si fitues Akıncı. Öneri, gjithashtu ka deklaruar se rezultatet zyrtare do të shpallen mbrëmjen e sotme.
 
Mustafa Akıncı ka fituar në raundin e dytë të zgjedhjeve me mbështetjen e partive në pushtet, Partia Republikane Turke – Forcat e Bashkuara (CTP-BG) dhe Partisë Demokracia Socialiste. Gjithashtu theksohet se ai do të qëndrojë në detyrën e tij si president për 5 vjet.
 
Mustafa Akıncı ka një karrierë të gjatë dhe aktive në politikë, ku ai në vitet 1999-2001 ka qenë në detyrat e Zv.Kryeministrit dhe Ministër i Turizmit dhe gjithashtu ai ka qenë deputet në Parlamentin e Qipros Veriore për vite me rradhë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit