1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Muslimani në Evropë

Më të lexuarat

Shkrimtari i këtij libri ishte i detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Gjermani. U vendos në një spital katolik. Si dijetar islam atij i ofruan tretman gjegjës mjekësor. Në çdo dhomë, andaj edhe në të tijën, ndodhej ikona e hazreti Isait dhe fotografia e hazreti Merjemes, il.s., me fëmijë. Çdo pasdite mbaheshin lutje për shërimin e të sëmurëve. Disa ditë i shihje duke ndezur qirinj para ikonës së hazreti Isait, a.s. merreni me mend këtë! Ndezin qirinj para ikonës edhe atë në pikë të ditës edhe atë në njërën nga qendrat e shkencës dhe diturisë. Kurrë nuk do ta harroj rastin kur kisha nevojë për një transfuzion. Drejtori i spitalit më pyeti: “Cilin lloj të gjakut ua lejon islami? A mundet muslimani të marrë gjakun e jomuslimanit? Sidoqoftë ne do ta përgatisim gjakun në pajtim me dispozitat islame.’

Në komunitetet përparimtare njerëzit i respektojnë kufijtë e lirisë dhe nuk keqkuptojnë shfrytëzimin e rrjedhave të civilizimit. Për shembull, televizioni transmeton programe arsimore, gara sportive, fenomene të natyrës, mënyrën e jetës së popujve të vendeve të largëta. Shkurt, në pjesën më të madhe të programit ofron të dhëna të dobishme. Tek ata nuk ekziston liria me të cilin dikush mund ta shtojë zërin e radios dhe me këtë të shqetësojë fqinjët ose kalimtarët, apo të organizojë ahengje që do të zgjasin deri natën vonë dhe cilat do të jenë në dëm të qetësisë së fqinjëve. Në realitet, në rrugë as që do të dëgjoni zërin e radios. Më kujtohet mirë një ditë, kur në afërsi të hotelit dëgjova një radio. Sapo po dilja nga hoteli dhe u befasova, ngase ishte hera e parë të dëgjoi diç të tillë në Evropë. Ishte kjo muzikë nga melosi i nënqiellit tonë. U interesova të konfirmoj çka ishte fjala. Ditën tjetër më vizitoi një bashkëvendës i cili banonte pikërisht në atë pjesë të qytetit. Unë e shfrytëzova rastin dhe e pyeta lidhur më këtë. Për një moment ai heshti, ndërsa pastaj, duke qeshur, pranoi se ai ishte që e kishte shkaktuar zhurmën e djeshme.

Është e vërtetë që ne në botën Islame ende nuk e kemi përvetësuar rregullin e përdorimit të drejtë të trashëgimisë së shoqërisë moderne, por kemi dalë nga rrjedha normale dhe e natyrshme duke rënë kështu në probleme. Të gjithë i njohin efektet negative të paraqitjeve televizive. Pjesën më të madhe të fajit për rënien morale të shoqërisë fshehët pikërisht këtu. Gjithë që shikuesit i ofrohet nga këto programe negative është një synim i shtuar ndaj devijimeve morale dhe deviacioneve. Nëpër tërë botën islame jehojnë zërat e zhurmshëm të radiove duke shqetësuar njerëzit dhe shpirtin e tyre. Shpikësit dhe zbuluesit e aparateve kurrë nuk kanë menduar në mënyrë precize të caktojnë shfrytëzimin e shpikjeve të tyre. Kjo ka qenë edhe e pamundur. Ata nuk do të besonin që shpikjet e tyre, të dedikuar për përdorimin e drejtë dhe të dobishme, një ditë do të shfrytëzohen për shqetësimin dhe shkaktimin e dhembjes ndaj njerëzve të tjerë (siç është rasti te ne).

Me të gjitha trashëgimitë tjera industriale dhe inovacionet shkencore mund të ndodhë po kështu. Prandaj është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje e posaçme mënyrës së përdorimit të këtyre trashëgimive, e kjo sërish është e lidhur me edukatën e shfrytëzuesit. Shumë njerëz mendojnë gabimisht, disa nuk mendojnë fare, ndërsa disa, thjeshtë, janë tiranë. Mjerisht, kjo sjellje përhapet shpejt në mesin e komunitetit, andaj hasim garën e ndërsjellë në planin e shfrytëzimit negative të këtyre trashëgimive të shkencës, sikur secili prej tyre dëshiron të shkaktojë sa më shumë të jetë e mundur në dëm të tjerëve. Ja si e përdorim ne progresin material të jetës.

Duhet të hulumtohen shkaqet e kësaj gjendje dhe mungesës së shkencës. A mund të thuhet se mosdituria e njerëzve nuk ka kurrfarë hise në këtë? Vallë nuk është turp për muslimanët, që në këtë masë të largohen nga parimet morale të jetës islame, të mos njohin kufijtë e lirisë së vet? Ky është shembull tipik i egoizmit shfrenimit ekstrem që këtu quhet liri. Nuk dua të them që jeta evropiane është e pastër nga të gjitha anët negative, të cilat do t’i analizojmë detajisht në këtë libër, por ata të paktën kanë kujdes për këtë.

Sejjid Muxhteba Musavillari
“Islami dhe civilizimi perëndimor”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit