21.8 C
Pristina
Sunday, June 23, 2024

Muslimanët të shqetësuar nga Zekerija Idrizi

Më të lexuarat

Muslimanët të shqetësuar nga Zekerija Idrizi

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, myslimanët e qytetit të Shkupit janë përballur me një situatë të pakëndshme, pasi është paralajmëruar se Zekerija Idrizi do të emërohet myfti i Qytetit të Shkupit. Nevoja për të emëruar myfti të ri, vjen pasi myftiu i deritanishëm, Rexhep efendi Jusufi do të shkojë në pension, ndërsa të drejtën për të emëruar myfti të ri e ka kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman efendi Rexhepi. Shqetësimi i myslimanëve nga Shkupi ka të bëjë me atë se zakonisht, myfti i qytetit të Shkupit është zgjedhur një personalitet i respektuar dhe që e njeh mirë ambientin dhe që është në rrjedha me hallet e shkupjanëve. Zekerija Idrizi jo që nuk i plotëson këto parakushte, por kjo nuk është e tëra. Mbi të rëndojnë akuza të panumërta që nisim me dyshimet për diplomën e tij të falsifikuar, e deri tek akuzat se ai është vizitor i rregullt i kazinove, akuza të rënda kur kemi parasysh se bëhet fjalë për një prijës fetar.
Zekerija Idrizi deri më tani ka qenë i angazhuar si hoxhë në Berlin të Gjermanisë, prej ku gjithashtu vijnë akuza të shumta në adresë të tij. Nga komuniteti mysliman në Berlin ku Zekerija Idrizi ka qenë i angazhuar, akuzojnë këtë të fundit për neglizhencë dhe mungesë të aktiviteteve fetare, paqëndrueshmëri, por edhe thonë se Zekerijain e mbajnë mend vetëm për skandalet e tij, gjë për të cilën edhe është shkarkuar. Për këtë, me letër të hapur dje u prononcua Havzi Zekiri, një hoxhë-medresant që po ashtu shërben në Gjermani. Ai shpreson se megjithatë, Zekerija Idrizi nuk do të emërohet si myfti i Shkupit, përkundrazi kjo do të ishte tragjike për Bashkësinë Fetare dhe për myslimanët e Shkupit. Zekiri gjithashtu paralajmëron se në rast se Zekerija Idrizi zgjidhet myfti i Shkupit, dëshmitarë të shumtë do të dëshmojnë publikisht për veprat e tij që shkelin normat morale.

http://thenieislame.cf

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit