-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Muslimanët në Britani denoncojnë karikaturat për Pejgamberët Muhamed dhe Isa (alejhimuselam)

Më të lexuarat

Asociacioni Musliman në Britani(MAB), ka reaguar me zemërim ndaj një faqe në internet që ka publikuar një seri të karikaturave satirike që paraqesin profetin Isa dhe Muhamed(paqja qoftë mbi ta).

Duke e përshkruar përmbajtjen e faqes Jesus dhe Mo si “tejet ofenduese për besimtarët”, MAB vë në pyetje “mençurinë e çdo individi apo organizate që e vë në rrezik dinjitetin dhe vlerat e dikujt tjetër, edhe në qoftë se ata nuk i posedojnë këto vlera.”
Në vitin 2005, gazeta e Danimarkës Jylland-Posten botoi karikaturat fyese të profetit Muhamed, duke bërë që muslimanët në të gjithë botën të ngriten në protesta. Kritikët islamofobë mbrojtën karikaturat nën argumentin se ata ishin duke ushtruar lirinë e tyre të fjalës, ndërsa kundër-kritikët thanë se liria e fjalës nuk nënkupton lirinë për të fyer.
Fushata masive pas karikaturave pati në të gjithë Evropën dhe Perëndimin në përgjthësi për të ngritur vetëdijen mbi profetin Muhamed./mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit