3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Muslimanët japonezë ndëtojnë të parën qendër islame në Tokio

Më të lexuarat

Në Tokio ka hapur dyert xhamia e re e madhe, në përmasat e një qendre islame, ku muslimanët vendas dëshirojnë që ajo të jetë mikëpritëse për të gjithë bashkëkombasit e tyre të cilët dëshirojnë të mësojnë më shumë mbi besimin dhe doktrinën islame.

“Shpresoj që kjo qendër të jetë vend ku muslimanët dhe jomuslimanët mund të thellojnë njohjen dhe mirëkuptimin mes njëri-tjetrit”, tha 73-vjeçari Kimiaki Tokumasu, president i Shoqatës së Muslimanëve të Japonisë, e cila është themeluar në vitin 1952.

Kjo shoqatë ka rreth 500 anëtarë.

Ishte dëshirë pothuajse dhjetëvjeçare e shoqatës për të pasur xhaminë e tyre. Mbledhja e fondeve filloi në vitin 2003 kur organizata shënoi 50-vjetorin e themelimit.

Me qëllimin e nxitjes së mirëkuptimit, qendra është e hapur për të gjithë, pavarësisht nga besimi.

“Në të ardhmen e afërt, Japonisë i duhet të promovojë marrëdhëniet e saj të mira me popujt muslimanë”, tha Tokumasu. “Thellimi i mirëkuptimit reciprok është i mirë edhe për japonezët, po ashtu”, shtoi ai. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit