-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Muslimanët e Ugandës dëshirojnë Sheriatin në gjykata

Më të lexuarat

Muslimanët e Ugandës kanë kërkuar nga parlamenti të kalojë ligji për të lejuar gjykimin me sheriat në mënyrë që të përmirësojë shërbimet e juridiksionit në vendin afrikan dhe për të zvogëluar ngarkesën e lëndëve në gjykatat laike.

“Çështja Martesore në Islam nuk mund të krahasohet me ato të ndonjë besimi tjetër,” tha Abbas Kakungulu, një dijetar mysliman nga Uganda, për njërën nga gazetat e këtij vendi.

“Kjo do të na ndihmojë që të ketë paqe në shtëpitë tona.”
Ky ligji i ri, u prezantua së pari nga Xhaffer Segunda, presidenti i Këshillit myslimanë për drejtësi dhe ligj.

Në një raport mbi Studimin e Vlerësimit Baze, qendra joformale për drejtësisë myslimane në Kampala, tha se shumica e myslimanëve ishin të kënaqur që rastet e tyre trajtohen në gjykatat Islame në vend të atyre laike.Vendimet islame, megjithatë, nuk zbatohen për jo-muslimanët.

Projekt-ligji u mbështet nga Komisioni për Reformën ligjit në Uganda si një e drejtë e pakicave myslimane, pasi që vetëm 14% e këtij vendi janë Mysliman.

“Gjykatat Islame do të drejtohen sipas sheriatit, por mbikëqyret nga Gjykata e Lartë,tha ” Lilianne Kiwanuka, një zyrtar i lartë në Komisionin ligjor për Reformën ligjit në Uganda.”Ata të cilët nuk janë të kënaqur me vendimet e tyre do të jetë në liri të apelojnë në Gjykatën e Lartë,” tha Kiwanuka.

Ajo shtoi se projektligji do ti paraqitet së shpejti Kabinetit, duke vënë në dukje se ligji do të përshkruajë administrimin e gjykatave Islame dhe juridiksionin e tyre.
Kësi lloj gjykata kanë qenë prej kohësh operacional në disa vende jo-islame si Britania.
Gjykata të tilla mirrën me çështjet që kanë të bëjnë me martesën dhe divorcin.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit