3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Mushkonja – SubhanAllah – Lexoje

Më të lexuarat

Subhanallah!
E pabesueshme, …për mushkonjën.

Lexo së pari, pastaj thuaj: I Lartëmadhëruar qoftë Allahu! Allahu thotë: “Allahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkonjë a diçka edhe më e imët se ajo. Për sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se ai (shembull) është i vërtetë nga Zoti i tyre, ndërsa ata, të cilët mohuan do të thonë: “Ç’deshi Allahu me këtë si shembull?” Ai me të humb shumë, e po me të udhëzon në rrugën e drejtë shumë, po me përjashtim të atyre që janë jashtë rrugës, Ai me të nuk humb tjetër.” [Bekare, 26]

Mushkonja, krijesë e vogël dhe e dobët, por, çudi përse Allahu, subhanehu ve teala, e solli shembull pikërisht këtë! Sigurisht se një gjë e tillë është bërë për t’iu treguar njerëzve se megjithë trupin e saj të vogël, krijueshmëria e saj është shumë e madhe.

Në vijim disa të dhëna për të, që të bindesh për vërtetësinë e kësaj që themi:
1. Është femër.
2. Ka njëqind (100) sy në kokën e saj.
3. Ka 48 dhëmbë në gojën e saj.
4. Ka tri zemra në bark, me të gjitha pajisjet përkatëse për secilën.
5. Ka gjashtë thika në hundën e saj, ku secila veçohet me funksion të veçantë.
6. Ka nga tre krahë në çdo anë.
7. Është e pajisur me një mjet ngrohës, i cili vepron sikurse sistemi i rrezeve infra të kuqe, me funksion të reflektimit të ngjyrës së lëkurës së njeriut në errësirë në ngjyrë vjollce, të cilën e sheh.
8. Është e pajisur me një mjet dehës-mpirës, i cili i ndihmon ta ngul gjilpërën e saj në njeriun pa e diktuar fare, ndërsa kur ta ndjejë njeriu thumbimin, ai është si shkak i thithjes së gjakut.
9. Është e pajisur me një mjet, i cili bën analizën e gjakut, sepse ajo nuk pi çdo lloj gjaku.
10. Është e pajisur me një mjet, nëpërmjet të cilit bën bartjen e gjakut deri në hundën e saj shumë të ngushtë.
11. Edhe më e çuditshme se kjo është se mbi shpinën e saj jeton një insekt shumë i vogël, i cili nuk shihet vetëm se me mikroskop. Natyrisht se tërë kjo është vërtetim i fjalës se Allahut, subhanehu ve teala: “Allahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkonjë a diçka edhe më e imët se ajo (mbi të)….” [Bekare, 26]

I Lartëmadhëruar qoftë Allahu! I Lartëmadhëruar qoftë Allahu!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit