-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Musharraf akuzohet për tradhti, gjykimi nis më 4 dhjetor

Më të lexuarat

Një gjykatë në Pakistan ka urdhëruar ish-presidentin Pervez Musharraf që të paraqitet në gjyqin për tradhti që po zhvillohet kundër tij.

Akram Sheikh, që drejton ekipin e posaçëm të prokurorëve në këtë rast, tha të premten se Musharraf është urdhëruar që të paraqitet në gjykimin i cili fillon më 24 dhjetor.

Nëse gjendet fajtor, ai mund të burgoset për jetë ose të dënohet me vdekje.

Rasti ndërlidhet me vendimin që ka marr Musharraf në vitin 2007 për të shpall gjendje të jashtëzakonshme në vend.

Ai do të jetë prijësi i parë ushtarak i cili gjykohet për tradhti në Pakistan, i cili shtet ka përjetuar tri grusht-shtete prej pavarësimit në vitin 1947.

Musharraf përballet edhe me një varg akuzash tjera kriminale për rolin e tij gjatë periudhës 1999-2008, përfshirë edhe përgjegjësinë për vrasjen e ish-kryeministrit Benazir Bhutto në vitin 2007.

Për këtë proces gjyqësor, ai po mbrohet në liri, ndërsa rezidenca e tij që gjendet jashtë Islamabadit, ruhet prej forcave të shumta ushtarake./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit