-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Murtajë

Më të lexuarat

MURTAJË f. mjek.

1. Sëmundje ngjitëse shumë e rëndë, që shkaktohet nga një virus i posaçëm, përhapet shumë shpejt, shfaqet me zjarrmi e dobësi të madhe, me dhembje të forta në kokë, në qafë etj. dhe sjell vdekjen. Ra murtaja. Vdiq nga murtaja. I rëntë murtaja! mallk. E ngrëntë (e fshiftë) murtaja! mallk.
2. Sëmundje ngjitëse shumë e rrezikshme, që prek disa shpendë e kafshë, sidomos pulat, pëllumbat, derrat, bletët e larvat e tyre dhe që zakonisht shkakton ngordhjen e tyre; kolera e bletëve. Murtaja e pulave. Murtaja e gjedhit. Murtaja e derrit. Murtaja e bletëve. U ra murtaja. Ngordhën nga murtaja. I fshiu (i përlau) murtaja.
3. fig. Fatkeqësi e madhe, e keqe e madhe, mynxyrë. Luftuam kundër murtajës fashiste. Shpëtuan nga murtaja naziste. Nga u shfaq kjo murtajë?
I kalli (i futi) murtajën (flamën) dikujt a diçkaje thjeshtligj. shih te KALL. Murtaja e bardhë mjek. tuberkulozi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit