1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Mursi refuzon trup-rojet në xhami

Më të lexuarat

Presidenti i parë i përzgjedhur nga qytetarët e Egjiptit ka insistuar që të vazhdojë me faljen e namazit të sabahut në xhami si dhe ka refuzuar prezencën e kordonëve të rojës presidenciale gjatë ceremonisë së faljes së namazit.

Rojat presidenciale tani janë duke i shqyrtuar mundësit për gjetjen e xhamisë sa më të afërt më shtëpinë e Presidentit në mënyrë që të i mundësohet falja e namazit në mënyrë sa më të sigurt. Apo që të gjejnë ndonjë xhami afër viles ‘’Salam’’ që është afër selisë së presidencës në lagjen e Egjiptit të ri, në rast se Presidenti i posa zgjedhur vendosë të kalojë për të jetuar në vilen presidenciale.
Disa burime mediale potencojnë se sot Presidenti kishte parë në mes ditë disa roje që po qëndronin nën vapën përcëlluese të verës që po e përjeton Egjipti këto ditë. Dhe kur u informua se ata ishin aty për më shumë se dy ore, Presidenti i zemëruar nga ky gjest kishte dhënë urdhër që roja e Selis Presidenciale të ketë të drejt pushimi në ndonjë vend ku ka hije duke i ikur vapës verore.
Presidenti i ri i Egjiptit, i cili dje mori detyrën, ka filluar takimin e tij të parë punues me familjarë të dëshmorëve të rënë gjatë revolucionit të fundit. Ai njëherësh ju ka premtuar se kanë filluar punën në mbledhjen dhe grumbullimin e fakteve për të rikthyer aktgjykimin e të gjithë përgjegjësve për vrasjet e shkaktuara gjatë revolucionit të fundit në Egjipt.
Po ashtu dje kishte takim edhe me Shejhun e Ez-Herit, Ahmed Et-Tajjib, me Myftin e Egjiptit, Ali El-Xhuma, si dhe me disa përfaqësues të Kishës.
Po ashtu një burim zyrtar i Këshillit Ushtarak ka konfirmuar se presidenti i zgjedhur nga vota e lirë e popullit, Dr. Muhamed Mursi do të bëjë betimin para Asamblesë së Përgjithshme të Gjykatës së Lartë Kushtetuese. Sipas të njëjtit burim, ende nuk është përcaktuar ndonjë afat për këtë por me gjasë do të jetë ditën e Shtunë.
Ky burim po ashtu vuri në dukje se racionaliteti dhe natyra e fazës aktuale në të cilën gjendet Egjipti ia obligon presidentit të posa zgjedhur që të i përmbahet ligjit dhe deklaratës kushtetuese dhe kjo të bëhet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në të cilën cektë që presidenti duhet të jap betimin para kësaj gjykate pasi që më herët është marrë vendimi për shpërbërjen e parlamentit, gjegjësit të dhomës së parë të Parlamentit.
Një numër i forcave politike i druhen një gjesti të tillë sepse kjo në një farë mënyre qon drejt njohjes dhe pranimit të legjitimiteti të vendimit për shpërbërjen e parlamentit. /Artan Musliu/mesazhi/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit