1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Mursi paralajmëron kundër ndërhyrjeve të huaja në punët e brendshme të Egjiptit

Më të lexuarat

Presidenti egjiptian Mohamed Mursi paralajmëroi kundër ndërhyrjeve të huaja në punët e brendshme të Egjiptit, duke thënë se çdo ndërhyrje do të konsiderohet si një vijë e kuqe.

Të dielën presidenti egjiptian ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të mbrojtur kombin, pas demonstratave të dhunshme.
“Askush në fqinjësinë tonë nuk dëshiron që ky komb të qëndrojë në këmbët e veta. Unë do të ndaloj çdo ndërhyrje që përzihet në Egjipt,” tha ai duke aluduar për ndërhyrje të huaja.
Ndërsa duke folur në samitin arab në Doha, Mursi ka prekur çështjen palestineze, si dhe krizën me të cilën sirianët janë duke u përballur. Ai bëri thirrje për krijimin e një shteti palestinez dhe për mbështetjen e popullit sirian.
“Parandalimi i palestinezëve nga e drejta e vetëvendosjes minon kredibilitetin e bashkësisë ndërkombëtare,” tha ai gjatë fjalimit të tij në Ligën Arabe.
Mursi kërkoi nga vendet e kësaj lige për të kërkuar mënyra që punojnë në drejtim të themelimit të një shteti palestinez. Ai shtoi se pajtimi kombëtar është “pikëbashkimi për palestinezët”.
Presidenti egjiptian përmendi çështjen e popullit sirian dhe mungesën e ndihmave humanitare.
“Ne duhet të marrim në konsideratë mënyrat e duhura për të mbështetur popullin sirian”, përfundoi Mursi.
/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit