Presidenti egjiptian deklaroi se Egjipti është pranë popullit palestinez dhe nuk do të heshtë ndaj sulmeve izraelite ndaj popullit të Gazës.
Në një fjalim të tij në Universitetin Al Az’har, Mursi u shprehë se Kajroja nuk mund të pranojë që palestinezët të jenë objekt i sulmeve të egra të Izraelit. Vlen të theksohet se mes Hamasit dhe Izraelit është vendosur një armëpushim. Armëpushimi u negociua me ndihmën e Egjiptit, por termat e sakta dhe kohëzgjatja mbeten ende të panjohura.