0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Murat Mehës i trefishohet paga, blen dy parcela tokë

Më të lexuarat

Kërkesave të opozitës për shkarkimin e Murat Mehës, Qeveria e Kosovës i është kundërpërgjigjur me rritje trefish të pagës së tij, përkatësisht nga 5770 euro në vit, në 16200. Ai këtë vit i ka deklaruar edhe dy parcela të reja toke dhe më shumë para të gatshme në banka.

Murat Meha, i cili është kritikuar më së shumti për humbjen e mijëra hektarëve tokë të Kosovës gjatë shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, e ka rritur këtë vit pasurinë edhe me dy parcela të reja toke, si rezultat i trefishimit të pagës së tij nga Qeveria e Kosovës.

Shefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, sipas formularëve të deklarimit të pasurisë, në vitin 2015 ka deklaruar pagë vjetore prej 5770 eurosh, ndërsa sivjet paga e tij i është rritur në 16200, apo rreth 10.500 euro më shumë se një vit më parë.

Po ashtu, bazuar në formularët e deklarimit të pasurisë për vitin 2016, krahas një viti më parë, Meha i ka deklaruar edhe dy parcela të reja toke prej rreth 3 ari, të cilat i ka vlerësuar rreth 50 mijë euro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit