-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Murakami, të guxosh për t’ia dalë mbanë!

Më të lexuarat

(Shënime për romanin “Kafka në breg” të Haruki Murakamit)

AGIM BAÇI/

Frika nga humbja, frika nga mungesa e komunikimit, frikë nga mosgjetja e asaj që duam… të gjitha këto frikëra mund të na mundin, nëse ne nuk arrijmë të zgjohemi e të marrim udhën e duhur. Këto frikëra mund të jenë profecia jonë e humbjes, nëse i dorëzohemi vetëm të tashmes pa kushte, nëse i jepemi një mendimi që na e ngulisin të tjerët në kokë, pa provuar vetë nëse ja arrijmë t’ia dalim në jetë.

Haruki Murakami sjell te lexuesi pesëmbëdhjetëvjeçarin e vetëquajtur Kafka Tamura, i cili braktis të atin, një skulptor të famshëm,i shtyrë nga parathënia e kompleksit të Edipit, si dhe Nakatën, njeriu pa kujtesë, që nuk di të lexojë e shkruajë, por që ka aftësië parashikuese dhe flet me macet. Kafka Tamuraështë një i ri, qëkërkon t’i bindet zërit të brendshëm se mundet t’ia dalë, ndërsa Nakataështë pasoja e hedhjes sëbombës atomike, ku pasi ka kaluar tri javë në koma, është zgjuar si një faqe e fshirë, pa kujtime, pa ditur tëlexojë e shkruajë, por që merr çdo ditë rrjedhën, e njëkohësisht thirrjen e një bote që e ka takuar gjatë të qenët në koma. Ndërkohë, Saeki, femra që jeton me kujtimet e një dashurie nëadoleshencën e hershme, bashkon “të pashmangshmen qëështë shkruar për të ndodhur” në një bibliotekë. Saekiështë pikërisht autorja e një kënge që ka bërë jehonë, duke e quajtur “Kafka në breg”, e cila mbeti e vetme, por e mjaftueshme për të besuar se kur duam diçka nuk është e nevojshme të jetë shumë.Emri që mban këngamban pikërisht emrin që djaloshi merr vetë gjatë udhëtimit. Këtij udhëtimi herë konkret, herë imagjinar, i bashkohet dhe Oshima, qëështë një femër që jeton si burrë, dheOshino, një shofer i palexuar që ndryshon gjithë jetën e tij nga biseda aq e hapur dhe plot befasi me Nakatën. Ndërkohë qëudhëtimi, librat dhe muzika futen në jetën e Oshinos si një motor që ndryshon gjithçka në atë që ai ka mëndur deri atë ditë për veten e për botën.

Duket se gjithçka te ky roman i Murakamit ka rëndësinë e pyetjeve që na duhet të bëjmë në jetë, pasi, siç thotë edhe vetë ai nëkëtë përballje personazhesh, “të bësh pyetje mund të vihesh në vështirësi për një çast, por të mos bësh kurrë pyetje mund të vihesh në vështirësi për gjithë jetën“. Ndaj duke udhëtuar herë me Kafkën e herë me Nakatën, vlen të pyesim: A mund të qëndrojmë gjithnjë vetëm? A i zgjidhim të gjitha duke jetuar vetëm sot? A janë kujtimet një shtysë për të jetuar, apo për të heshtur? A vlen vetëm guximi, apo fati është ai që na udhëheq në hapat tona?

Murakamina fton të rikthemi në magjinë e librit teksa zgjidhjet e enigmave i ka dhënë në një bibliotekë. Sepse, fundja është fjala ajo që mbetet, është mënyra se sikujtojmë jetët tona, të shkuarën e atyre që kanë jetuar para nesh. “E di se çfarëështë harresa? Është pikë asnjanëse midis jetës dhe vdekjes. Një lloj vendi i trishtuar, i zymtë”, thotë një personazh i Murakamit, babai i Kafkës, i cili pasi e kanë vrarë,është duke udhëtuar në botën tjetër me një flaut shpirtrash të cilit kërkon t’i fryjë.

Zëri i brendshëm na flet për fatin, ashtu si zëri i brendshëm me emrin “sorrë” i flet Kafkës përpara se të marrë udhën e njohjes dhe të provës me veten. Një zë që nuk i ndahet deri sa ai e fiton betejën e provës për t’ia dalë. “Ndonjëherë fati është si një stuhi e lehtë prej rëre që vazhdon të ndryshojë drejtim. Ti e ndryshon kahun, por stuhia e rërës të ndjek. Ti kthehesh përsëri, por edhe stuhia kthehet. Ti e ndryshon kahun papushim, si ndonjë vallëzim kërcënues për vdekje pikërisht para agimit. Përse? Sepse kjo stuhi nuk është diçka që fryn me furi nga shumë larg, diçka që nuk ka të bëjë me ty. Kjo stuhi je ti. Diçka brenda teje. Ndaj gjithçka që mund të bësh ti, është të dorëzohesh. Futu brenda stuhisë, mbylli sytë, taposi veshët asisoj që rëra mos të të hyjë brenda dhe ec nëpër të, dalëngadalë. Nuk ka diell atje, as hënë, as orientim, nuk e di se ç’është koha. Vetëm rërë të bardhë e të imët që formon shtjella sipër në qiell si kocka të pluhurizuara. Atë lloj stuhie rëre duhet të përfytyrosh… Sapo të ketë mbaruar stuhia, nuk do të kujtohet se si ia dole mbanë, se si arrite të mbijetoje. Në të vërtetë, nuk do jesh i bindur nëse stuhia ka përfunduar. Por një gjë është e sigurt: kur të dalësh prej saj, nuk do jesh po ai njeriu që hyre. Ky është thelbi i stuhisë…” ( “Kafka në breg”, SkanderbegBooks 2015, përkthim i Merita Meçe). Dhe shtigjet që bashkohen në udhëtimet e personazheve janë piktura e vetë fatit, që krijon lumin e vet të kohës dhe vendeve të cilët ne i mësojmë hap pas hapi.

Udhëtimi i personazheve të Murakamit – një udhëtim ku provohet forca për t’ia dalë, duke mos iu shmangur as vetes e as asaj qëështë shkruar të ndodhë–është një udhëtim brenda jetës sonë, brenda kujtimeve tona, brenda dëshirave tona. Ky udhëtim është nevoja e gjithkujt për të njohur, për të pyetur e më pas për t’i dhënë përgjigje vetes. Murakamina fton të shohim librat e shkruar, dhe librin tonë, që duhet ta shkruajmë vetë, mbi ditët që na vijnëtë gjithëve si fletë e bardhë, e ku shkrimi jemi vetë ne. Murakami na fton të shkruajmë në letrën e ditëve tona duke guxuar në hapat tonë, por njëkohësisht edhe duke besuar se shumë gjëra janë thënë nga Homeri, Edipi, Shekspiri, Soseki, apo që ajo botëngjyrash e flladi që na vjen nga piktura e muzika.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit