3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mur kosovar për Preshevën

Më të lexuarat

Të shtypur nga Serbia,  të bllokuar nga Kosova.Teksa Serbia vazhdon arrestimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës qeveria e Prishtinës ende nuk ka hequr policat kufitare prej 60 euro për shqiptarët e asaj pjese.  

Në këtë mënyrë shqiptarët e jugut të Serbisë trajtohen si shtetas të huaj për Prishtinën, ndërkohë Serbia vazhdon t’i privilegjojë serbët e Kosovës. Për më tepër shqiptarët nuk mund të hyjnë apo të dalin nga Kosova pa pasur pasaportë.

Në pikën kufitare që të çon në qytetin e Preshevës, para marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit kalimi i kufirit bëhej vetëm me letërnjoftime të Serbisë. Ndërkohë, pas marrëveshjes në këtë pikë autoritet kosovarë nuk lejojnë kalimin pa pasaportë të Serbisë apo të Kosovës.

Për të hedhur poshtë çdo mohim të kësaj situate nga qeveritarët e Prishtinës, ekipi i Top Channel tentoi të kalojë kufirin vetëm me letërnjoftime të Serbisë ashtu siç ishte rëndom deri para dy muajsh.

“Mos incizoni ky është kufi. Znj. Pasaporta juaj me duhet. Nuk mund të kaloni pa të. Ne këtu kemi urdhër. Nga këtu nuk kalohet më pa pasaportë, me letërnjoftim mund të kaloni vetëm tek Dheu i Bardhë”, arsyetoi polici kufitar i Kosovës.

Kjo që po ndodh në këtë pikë kufitare sipas Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi nuk do të duhej të ndodhte. Nëpërmjet një bisede telefonike Rexhepi tha se, iu është kërkuar zyrtarëve doganorë që shqiptarëve të Luginës t’ju lejohet hyrja dhe dalja vetëm me letërnjoftime.
Ndërkohë, zv/kryeministri Hajredin Kuçi tha për Top Channel se qeveria është duke pritur përgjigje nga shoqata e sigurimeve për lirimin e policave kufitare.

Marrëveshja e arritur për lëvizjen e lire duket se ka lehtësuar udhëtimin e kosovarëve që duan të vizitojnë Serbinë, por  ka vështirësuar tej mase qarkullimin i shqiptarëve të Luginës të cilët destinacion kishin Kosovën. Kalimi i kufirit serb pa pasaportë vlen vetëm për dy pikat: atë të Merdarës dhe tek Dheu i Bardhë, cka konfirmohet edhe nga Policia e Kosovës.  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit