Në Rusi sivjet do të mbyllen më shumë se 700 shkolla për shkak të mungesës së nxënësve.
Shkalla e nataliteti në Rusi po bie vazhdimisht që nga ndryshimet demokratike në vitet e 90 –ta të shekullit të shkuar.
Vjet kryetari rus Vladimir Putin ka apeluar që rusët të kenë së paku 3 fëmijë.
“Sivjet do të mbyllen 733 shkolla. Arsyeje: mungesa e fëmijëve”, thotë agjencia Interfaks.
Në Rusi, e cila ka 143,3 milionë banorë, aktualisht janë më shumë se 44.000 shkolla. Vjet në Rusi janë lindur 1,90 milionë bebe,ndaj 1,79 në vitin paraprak, porse numri i të vdekurve ka qenë më i madhe gjatë këtyre vjetëve./koha/kohaislame