1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mungesa e ujit në organizëm (II)

Më të lexuarat

Dehidratimi ose mungesa e ujit në organizëm ndodh atëherë kur trupi nuk merr lëngje të mjaftueshme. Shumica e ekspertëve këshillojnë të pini të paktën 8-10 gota ujë në ditë nëse peshoni 75 kg. Për çdo 11 kile mbipeshë, duhet të shtoni një gotë uji. Pini më shumë ujë nëse jetoni në klime të nxehtë ose nëse lëvizni shumë. Nëse hani ushqime me shumë fibra (bukë, drithëra, etj.), duhet gjithashtu që të pini më shumë ujë.

Uji: Shpesh, uji thirret “elementi ushqyes i harruar”. Pas ajrit, megjithëse shumë rrallë i njihet merita, uji është elementi më i rëndësishëm jetësor për shëndetin dhe jetën e njeriut. Mund të jetojmë pa ushqim për pothuajse dy muaj, nëse kemi shëndet të plotë, por mund të rrojmë vetëm pak ditë pa ujë. Uji përçon elementet ushqyes nga ushqimet që hamë si edhe mineralet që drejtojnë rrugën e këtyre elementeve, oksigjen në qelizat trupore, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturës trupore me anë të djersës. Gjithashtu është element tepër i rëndësishëm në reaksionet kimike trupore si tretja dhe metabolizmi. Uji është i nevojshëm për të zëvendësuar humbjen e lëngjeve trupore, si edhe për të larguar mbeturinat ushqimore në forme urine, nevoje, djerse dhe frymënxjerrje. Pa ujë të mjaftueshëm, ne jemi në rrezik helmimi nga mbeturinat tona trupore. Po ashtu, uji shërben si graso për indet dhe kyçet e trupit. Vërtet dukeni të ngurtë, por trupat tuaj përbëhen nga 60-65 për qind ujë nëse jeni burra, dhe 50-60 për qind nëse jeni gra. Trupi i një njeriu të zakonshëm ka përafërsisht 43 litra ujë, gjysma e të cilit gjendet në qeliza. Gjaku është 83 për qind ujë. Edhe indet e ngurta kanë 75 për qind ujë, ndërsa kockat kanë 22 për qind ujë.

Veshkat: Njeriu humb përafërsisht 2-3 litra ujë në ditë nëpërmjet shkarkimit të mbeturinave trupore dhe djersës. Veshkat duhet të shkarkojnë të paktën 280 miligramë në ditë për të pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Kur veshkat shkarkojnë acidin urik dhe urenë, dy lëndë helmuese, këto janë të shkrira në ujë. Nëse ju nuk pini ujë të mjaftueshëm, mbeturinat nuk pastrohen si duhet dhe mund të krijojnë gurë në veshka. Uji përmban kripëra të shkrira. Kripërat rregullojnë shpërndarjen e ujit në trup. Nëse nuk pimë ujë aq sa duhet, ne dehidratohemi dhe na merr etja. Kripërat grumbullohen në një pikë dhe trupi merr ujin e qelizave për të shkrirë këtë grumbullim. Kjo sjell keqfunksionimin e veshkave, sepse pavarësisht nga sasia e ujit të marrë, ato duhet të shkarkojnë të paktën 280 ml në ditë për të pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Uji është element kyç për kryerjen e reaksioneve kimike gjatë tretjes dhe metabolizmit të ushqimit. Ai përçon elemente dhe oksigjen në qeliza nëpërmjet gjakut, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturës trupore nëpërmjet djersitjes. Uji shërben si graso për trupin. Gjithashtu, na duhet ujë për të marrë frymë. Mushkëritë tona duhet të jenë të njoma në mënyrë që të marrin oksigjen dhe të nxjerrin dioksidin e karbonit. Ne humbim pothuajse një litër ujë në ditë vetëm nga frymënxjerrja.

Sasia: Sasia e ujit që humb trupi i njeriut varet nga metabolizmi, veprimtaria fizike, temperatura e mjedisit, ose gjendja shëndetësore. Në kushte të zakonshme, kjo do të thotë që na duhet të zëvendësojmë 2-3 litra ujë në ditë. Gjatë sëmundjeve si ethe, vjellje dhe diarre, trupi mund të humbë 4 litra ujë në ditë ose më shumë. Shumica e njerëzve pinë 6-8 gota lëngjesh në ditë, përfshirë këtu ujin, lëngje të ndryshme, qumështin, pijet me gaz, supën, kafen dhe çajin. Pjesa tjetër vjen nga ushqimet që kanë shumë ujë, për shembull, frutat dhe perimet, të cilat përmbajnë mbi 80 për qind ujë. Edhe një copë bukë është 1/3 ujë. Një pjesë e ujit trupor vjen nga proceset metabolike të trupit kur glukoza (sheqeri) dhe yndyrat shndërrohen në energji. Megjithatë shumica e njerëzve jetojnë në gjendje dehidratimi. Nëse ju nuk pini ujë të mjaftueshëm, trupi juaj detyrohet të mbajë më tepër ujë se sa i duhet për të kompensuar. Nëse po përpiqeni të humbni peshë dhe nuk pini ujë të mjaftueshëm, trupi juaj nuk e shkrin dot yndyrën si duhet. Mbajtja e ujit nga trupi gjithashtu shton peshën. Uji është një nga sekretet e humbjes në peshë. Po ashtu kontrolloni cilësinë e ujit që pini para se të bëni gjimnastike ose para se të filloni dietën.

Pasojat e dehidratimit: Nëse nuk pini sasinë e duhur të ujit për të plotësuar nevojat tuaja trupore ju mund të keni këto pasoja: Probleme tretjeje, lëkure të thate dhe zë të ngjirur, ngadalësim të organeve trupore, probleme me mbajtjen e ujit, dhimbje muskujsh, dhimbje kyçesh, rritje e toksinave (helmeve) në trup, metabolizëm i dobët i yndyrave të trupit, dhjamë të tepërt, muskuj të dobët dhe formë të keqe trupore, kapsllëk të përhershëm./brezi/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit