Si asnjëherë më parë, turistë dhe vizitorë do të kenë mundësinë të vizitojnë anijen Titanik në thellësitë e Oqeanit Atlantik.
Kompania private OceanGate, do të marrë përsipër të zhvillojë një ekspeditë shkencore në rrënojat e anijes më të famshme në histori, si dhe do t’u krijojë mundësi njerëzve që ta shohin nga afër atë në këmbim të një pagese.
OceanGate, e specializuar për ekspedita në ujërat e Amerikës së Veriut, për herë të parë do të prekë nga afër atë çfarë ka ngelur prej Titanikut në disa udhëtime 11 ditore ne grupe me 9 persona, duke filluar nga qershori i këtij viti e deri në gusht.
Ekspertët parashikojnë se trupi i anijes Titanik nuk do të arrijë të rezistojë për më shumë se 20 vitet e ardhshme, duke qenë se po “shkatërrohet” nga bakteria nënujore dhe aciditeti.
Kjo ekspeditë do të ketë natyrë shkencore.
Specialistët do të përdorin mjete të modelimit 3D, për të ndërtuar dhe ruajtur kujtimin e anijes Titanik për brezat e ardhshëm edhe pas shkatërrimit të tij
Kujtojmë se anija Titanik u godit me një ajsberg në 14 prill të vitit 1912 në Oqeanin Atlantik, gjatë një udhëtimi nga Southampton për në qytetin e Nju Jorkut dhe u nda në dy pjesë si pasojë e kësaj goditjeje.
Ajo qëndron në thellësinë e ujërave të Atlantikut për më shumë se 70 vite.
Një biletë për ekspeditën 11- ditore do të kushtojë jo pak, por plot 105,129 dollarë amerikanë ose 81,300 paund britanikë